Categories: shqiperisport

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në Pragë

Shqipëria mbërriti këtë të dielë në Pragë, ku zhvilloi dhe stërvitjen e parë në prag të ndeshjes miqësore me Republikën Çeke. Trajneri Reja e kishte ndarë grupin në dy pjesë, ku pjesa e futbollistëve që u aktivizuan titullarë, patën një ngarkesë më të vogël fizike sesa lojtarët që hynë nga stoli apo ata që nuk morën minuta në miqësoren me Uellsin. I pranishëm në stërvitjen e kombëtares, ishte dhe presidenti i FSHF, Armand Duka që u pa teksa bashkëbisedonte me trajnerin italian Edi Reja, teksa ishte i shoqëruar dhe nga zv.presidenti Lutfi Nuri.

Entuziazmi pas barazimit me Uellsin shfaqej dhe në ekip pavarësisht se ishte vetëm një miqësore, me kuqezinjtë që u përpoqën të argëtoheshin duke punuar në seancën e përgatitur nga Edi Reja. Duke qenë se ndeshjet janë në një distancë 3 ditore nga njëra tjetra, Reja nuk e ngarkoi fizikisht grupin duke u ndërtuar më tepër si një seancë shlodhëse për muskujt ndërsa punoi paksa dhe me mënyrën se si do të luhet ndaj Republikës Çeke. Këtë të hënë kuqezinjtë do të zhvillojnë dhe stërvitjen e fundit në Pragë dhe do të mbajnë dhe konferencën zyrtare për shtyp përpara kësaj sfide.

Të lidhura

None found

të fundit

VIDEO/ Këngëtarja Irini Qirjako i bashkohet protestës te ministria e Arsimit: Në mbështetje të studentëve, më flet shpirti për ta

Një protestuese e veçantë është parë sot përpara Ministrisë së Arsimit, në protestën e studentëve. Ajo është këngëtarja e mirënjohur…

1 minute ago

VIDEO/ Studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit: Jepe dorëheqjen

Edhe studentët po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit sot më 24 tetor, në protestën kombëtare kundër qeverisë. Drejt Ministrisë së…

15 minutes ago

Vushtrria mungon në ndeshje, Ballkanit pritet t’i jepet fitorja zyrtare

Vushtrria dhe Ballkani ishte ndeshja e parë e planfikuar për ditën e sotme (e shtunë) në kuadër të javës së…

16 minutes ago

Lutfi Haziri kërkon bashkimin e votës për një listë më 25 tetor

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkim rreth një qëllimi të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e rikthimit…

19 minutes ago

Starlink returns to full operation in Ukraine, drones can travel at over 400 km/h

Ukraina ka rikthyer një lidhje të qëndrueshme me rrjetin satelitor Starlink, pasi ushtria përjetoi disa ditë me kufizime në komunikim.…

26 minutes ago

Democratic Party protesters head to the Ministry of Education, where students are protesting

Protestuesit e Partisë Demokratike u mblodhën sot për rreth 1 orë e gjysmë para Kryeministrisë aty ku dogjën edhe jastëkët…

27 minutes ago