shqiperi

Kokainë dhe kanabis gati për shitje, 6 të arrestuar në Pogradec

Gjashtë persona janë kapur në flagrancë në unazën e qytetit të Pogradecit, ku nga kontrollet e ushtruara u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 21.14 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Të lidhura

None found

Pogradec

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Unaza”.

Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 2-javor, nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Vihen në pranga 6 shtetas.

Sekuestrohen 21.14 gram kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas një hetimi 2-javor, falë punës së mirëorganizuar, finalizuan operacionin e koduar “Unaza” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, i shtetasve A. Gj., 21 vjeç; R. Gj., 24 vjeç; D. P., 22 vjeç; Xh. O., 41 vjeç; K. Z., 18 vjeç dhe S. O., 19 vjeç, banues në Pogradec.

Në kuadër e funksion të këtij operacioni, shtetasit e mësipërm, kanë qenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të shërbimeve policore dhe mbrëmjen e djeshme, janë kapur në flagrancë në unazën e qytetit të Pogradecit, ku nga kontrollet e ushtruara u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 21.14 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje, një automjet tip “ Mercedez Benz”, 7 telefona celularë dhe sende të tjera që kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec./albeu.com

të fundit

Faton Mehmeti: Ngërçi institucional po dobëson Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe ekonominë e saj

Mungesa e institucioneve funksionale në Kosovë po sjell pasoja të shumanshme, si në planin politik ashtu edhe në atë ekonomik.…

4 minutes ago

Alarm nga Feraj: Konsullata serbe në Shkodër synon ndikimin mbi shqiptarët

Analisti politik, Hysamedin Feraj, ka reaguar lidhur me idenë për hapjen e Konsullatës së Serbisë në Shkodër. Sipas tij, konsullata…

13 minutes ago

Salianji Denounces Firefighting Plane Tender: 2.7 Million Euro Higher Bid Selected, SPAK Urged to Investigate

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka hedhur akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës për abuzim me fondet publike, duke…

14 minutes ago

Accident at a mine in Bulqizë, one victim suspected

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një minierë në Bulqizë, ndërsa dyshohet edhe për një viktimë. Ngjarja ka ndodhur…

14 minutes ago

Fire in Drenova, Mallakastër / Homes at risk, smoke blankets the area

Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në zonën e Drenovës, në Mallakastër, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi dhe…

15 minutes ago

Deputies Receive Invitations to the Constitutive Session of the Assembly, Agenda Published

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ua dërgoi deputetëve të zgjedhur ftesat për seancën konstituive…

16 minutes ago