Pamje të mahnitshme të botës nënujore, të filmuara nga zhytës pasionantë të cilët dokumentojnë pasurinë e jetës nën qindra metra thellësi, janë xhiruar dhe publikuar në Sarandë. Pamjet më të mira të siguruara prej tyre, u bënë pjesë e një kampionati botëror. Çmimet u dhanë në Sarandë, teksa kjo ngjarje bëri për herë të parë bashkë në Shqipëri zhytës nga 19 vende.
“Pjesëmarrësit kanë zbuluar shumë lloje peshqish, si peshku luan, peshku papagall dhe peshku lepur, të cilët vijnë nga Deti i Kuq. Kjo ngjarje është e rëndësishme për shkencën sepse ne mund të bëjmë llogari dhe të kontrollojmë detin, përveçse të bëjmë disa fotografi të mira për habitatin e tyre”, thotë Simone Modugno, biolog detar.
Të lidhura
None found
Ajo çka zhytësit panë në thellësi të brigjeve të Jonit, ishin emocionuese për përfaqësuesin e Federatës Botërore Nënujore
“Çdo vit ne organizojmë kampionate botërore në vende të ndryshme, dhe këtë herë kemi zgjedhur Shqipërinë si destinacion për të eksploruar florën dhe faunën nënujore të këtij bregdeti të bukur. Është hera e parë që e bëjmë këtë në Shqipëri. Për habinë tonë, këtë vit kemi përfaqësues nga 19 vende dhe nga të gjitha kontinentet. Evropianët janë këtu, afrikanët janë këtu, aziatikët dhe amerikanët. Na ka befasuar interesi dhe pjesëmarrja kaq e gjerë, dhe jemi shumë të lumtur që i mirëpresim këtu”, tha Kerim Sabuncuoglu.
Presidenti i Federatës së Zhytjes, Igli Pustina: “Erdhën mbi 120 atetë, fotografët më të mirë nënujorë, dhe zhytësat më të mirë në botë që bëjnë fotografi dhe video nën ujë.”
Ky kampionat shënon një hap të madh për Shqipërinë, jo vetëm për zhvillimin e turizmit detar, por edhe për hulumtimet shkencore. Ndërsa vendi është i njohur për plazhet e tij të kristalta, ky aktivitet ka zbuluar aspekte më të thella të jetës nënujore që kërkojnë vëmendjen dhe mbrojtjen e institucioneve.
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…
Arlinda Zekaj iu drejtua policisë shumë herë duke kërkuar mbrojtje. Por policia mendonte se ajo po e ekzagjeronte. Më 25…
Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…
Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan…