shqiperi

Iu gjet armë zjarri dhe municion në banesën e tij, arrestohet 54-vjeçari në Manzë

Si rezultat i kontrolleve dhe i patrullimeve në terren, të kryera me qëllim konstatimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Types 2″, kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte pa leje, në banesën e tij, në fshatin Shkafane, armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme municioni.

Në bazë të këtyre informacioneve, këto shërbime, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë ndërhyrë menjëherë në këtë banesë dhe si rezultat i kontrolleve në ambientet e saj, kanë gjetur të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 182 fishekë, sende të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës, shtetasi Sulejman Musta, 54 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Nga takimi kokë me kokë me Netanyahun te fjalimi në Knesset/ Rama vizitë zyrtare në Izrael, zbardhet axhenda e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së…

53 minutes ago

Noka: E frikshme, fëmija i arrestuar u lutet policëve ‘aman ju hëngsha m*tin, mos më rrihni’

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar sërish për arrestimin e fëmijës dje nga policia, pas protestës madhështore…

59 minutes ago

“Jemi në kilometrin e fundit”, Berisha paralajmëron vijim të tubimeve: Protestë jo për një parti, por për ndërgjegjen qytetare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë me protesta, duke e cilësuar situatën politike…

1 hour ago

“Përdorën gaz lotsjellës 3 vite të skaduar, ishte kthyer në helm”, Berisha: Proda i krimit përdori dhunë të egër, 5 banditë tërhoqën zvarrë një 10-vjeçar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke deklaruar në një konferencë…

2 hours ago

Dj.Gimbo zbulon këshillën që ia ka dhënë Gjesti para hyrjes në BBVA

Mbrëmjen e djeshme, shtëpisë së Big Brother VIP Albania iu bashkua një tjetër personazh: Dj.Gimbo (Gëzim Blakaj). Ai hyn në…

2 hours ago

‘Courrier des Balkans’ intervistë me Berishën/ Kreu i PD: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut, qeveria teknike të organizojë zgjedhje të lira dhe mos të prekë gjyqësorin

Në Shqipëri, Partia Demokratike po bën thirrje për një rikthim në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe…

3 hours ago