Punimet në xhaminë e Namazgjasë duhej të kishin përfunduar për 2 vite por ato kanë mbetur pezull prej kohësh tashmë për shkak të “ngërçit” me qeverinë turke.
Në një intervistë të dhënë për VOA, Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj u shpreh se nëse nuk përfundohet në kohë nga turqit brenda afatit, KMSH i ka forcat që këtë objekt kulti ta përfundojë i vetëm.
None found
Bruçaj theksoi se xhamia nuk po bëhet nga qeveria turke, por me ndihmesën e vëllezërve myslimanë në Turqi ndërsa shtoi se është një objekt kulti që nuk mund të bëhet pjesë e pazareve politike apo pjesë e strategjive të një shteti të huaj për të rritur influencën në vendin tonë.
“Fillimet e punimeve ishin atëherë kur isha unë në detyrë kryetar. Në një vizitë që pata në Turqi, i pata thënë ish-kryetarit të Komunitetit Mysliman të Turqisë që duhet të filloni punimet e xhamisë së Namazgjasë se edhe unë për vete kam kontribuar. Dhe janë bërë disa herë thirrje në Turqi. Xhamia bëhet me ndihmesën e vëllezërve myslimanë turq. Edhe xhamia duhej të mbaronte për dy vjet. Besoj se kontrata këtë verë mbaron. Nëse nuk e përfundojnë, KMSH i ka forcat për ta mbaruar. Xhamia është një objekt kulti, nuk mund të bëhet pjesë e një pazari politik e as e një strategjie kombëtare të një shteti të huaj për të rritur influencën e vet,” tha ish-kreu i KMSH.
Futbollisti ekuadorian, Piero Hincapie u përjashtua në minutat e fundit të humbjes 2-0 ndaj Meksikës pas një grindjeje me Santi…
Prodhuesit vendorë në Kosovë po përballen me një sërë sfidash që po ndikojnë drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e tyre, duke filluar…
Brigjet perëndimore të Meksikës u goditën mbrëmjen e kaluar nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë, bëri të ditur Shërbimi…
Gjatë një vizite te trupat izraelite të vendosura në jug të Libanit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi të martën ushtrinë…
Granit Xhaka do të jetë transferimi më i duhur për Chelsean falë eksperiencës dhe ndikimit në dhomën e zhveshjes, kështu…
Një aksion i madh është duke u zhvilluar që nga orët e hershme të mëngjesit, në disa lokalitete. Aksioni po…