Institucionet e qeverisjes qendrore i kanë rritur borxhet në tremujorin e parë të këtij viti. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se stoku i detyrimeve të papaguara të ministrive, Kuvendit, Fondit Shqiptarë të Zhvillimit, Presidencës, KLP-së e Prokurorisë së Përgjithshme nga 3 miliardë lekë në fund të vitit 2023, kanë arritur në 3.5 miliardë lekë në fund të muajit mars.
Vlera më e madhe e borxheve të pashlyera i takojnë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndjekur nga Ministria e Brendshme dhe më pas e Mbrojtjes.
None found
Investimet e papaguara kryesojnë listën për detyrimet e institucioneve. Referuar shifrave 1.4 miliardë lekë ishte vlera e investimeve të pashlyera, ku 1.2 miliardë lekë i takonin MIE-s, ndjekur nga Ministria e Financave me 38 milionë lekë, dhe ajo e Turizmit me 36 milionë lekë borxhe për investime.
Së fundmi Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar shtesë fondesh prej 2.3 miliardë lekë me argumentin për të shlyer detyrime të prapambetura të krijuara rishtazi në 4 mujorin e I, të vitit 2024, në sektorin e transportit rrugor.
Vendimet gjyqësore mbajnë peshën e dytë më të madhe të detyrimeve të prapambetura, ku rol kyç luajnë largimet e punonjësve nga puna, e që përfundojnë në Gjykatë, ku më pas të larguarit shpallen fitues. Janë 953 milionë lekë detyrime që lindin nga vendimet gjyqësore, nga të cilat 556 milionë lekë i takojnë Ministrisë së Brendshme, 105 milionë lekë Ministrisë së Shëndetësisë dhe 100 milionë lekë detyrime për vendimet gjyqësore Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë. Kjo e fundit ka kërkuar nga financat buxhet shtesë 1.8 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve gjyqësore të formës së prerë pas vendosjes së sekuestro konservative.
Pjesa tjetër e borxheve të institucioneve shtetërore janë për mirëmbajtje, shërbime, sigurime shoqërore etj. Ndërsa borxhet e shoqërive ujësjellës-kanalizime, janë ulur në 209.5 milionë lekë, nga 227 milionë lekë që ishin në fund të vitit të kaluar.
Katerina dhe Arnoldi ishin çifti që u njohën dhe u bënë bashkë në emisionin “Përputhen”. Lidhja e tyre eci me…
Përfshirja e Kosovës në infrastrukturën rajonale të gazit natyror dhe rishikimi i Strategjisë së Energjisë ishin ndër rekomandimet kryesore që…
Shqiptarët po protestojnë çdo ditë kundër një projekti të planifikuar për turizëm luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e…
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian dhe eurodeputeti Nicolae Ștefănuță ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e cilëson si dhunë policore…
Një gjykatë në Los Angeles ka vendosur që këngëtari amerikan Chris Brown mban përgjegjësi për sulmin e qenit të tij…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale,…