shqiperi

Inflacioni ra në mars, por rritja e çmimeve të ushqimeve nuk u ndal

INSTAT bëri të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar, në muajin Mars 2023 është 5,3%, një vit më parë ky ndryshim ishte 5,7%. Treguesi ka rënë ndjeshëm nga 7.1% që ishte në shkurt dhe 8.3% që arriti në tetor 2022, duke shënuar rekordin që nga viti 1998.

Rënia e inflacionit ishte e pritshme, për shkak të bazës së lartë të muajit mars të vitit të kaluar, kur filloi një valë shtrenjtimesh të mallrave e produkteve si rrjedhojë e pasojave që dha sulmi I Rusisë ndaj Ukrainës në zinxhirin global të furnizimit. Psh, nafta në mars të vitit të kaluar arriti deri në 260 lekë për litër, ndërsa aktualisht është më pak se 190 lekë. Në mars 2022 filloi dhe shtrenjtimi I drithërave, vajit e produkteve të tjera ushqimore.

Të lidhura

None found

Ndonëse çmimet e karburanteve janë ulur, ushqimet vijojnë shtrenjtimin me ritme dy shifrore. Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,94 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,48 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,47 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,21 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me 0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -0,49 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Mars 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 11,0%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,6%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6%, “Veshje dhe këpucë” me 3,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6%, “Shërbimi arsimor” me 2,0%, “Komunikimi” me 1,4% dhe “Shëndeti” me 1,1%. Nga ana tjetër grupi “Transporti” shënoi ulje me 7,5%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 20,6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 15,9 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 13,6 %, “mish” me 11,4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 8,0 %, “bukë dhe drithëra” me 5,6 %, etj.

Pavarësisht tendencës rënëse të inflacionit, Banka e Shqipërisë, e cila si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, ka vijuar politikën shtrënguese monetare. Në mbledhjen e datës 23 mars, Banka rriti sërish normën bazë, instrumentin kryesor që ajo përdor për të rritur inflacionin, duke e çuar në 3%. Vitin e fundit norma bazë është rritur 6 disa herë, nga niveli minimal historik prej 0.5%, që ishte në mars 2022.

Banka vlerësoi se megjithëse inflacioni ka ardhur në rënie, presionet e brendshme mbi çmimet, dhe veçanërisht ato që burojnë nga tregu i punës, vlerësohet të jenë të forta dhe në rritje. Sipas Bankës së Shqipërisë, pavarësisht rënies, niveli i inflacionit në dy muajt e parë të vitit ishte në kahun e sipërm të pritjeve. /Monitor

të fundit

Appeal for evidence that could prove the innocence of Osman Selmani, arrested by Serbia

Më 1 korrik, autoritetet serbe, arrestuan shtetasin e Kosovës, Osman Selmanin në pikën kufitare Mutivodë, derisa po kthehej nga vendlindja…

2 hours ago

Haxhiu: Kosovo must be assessed by equal standards in its path towards the EU

U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian është çështje e besueshmërisë dhe sigurisë së…

2 hours ago

Apel për dëshmi që mund të vërtetojnë pafajësinë e Osman Selmanit, i arrestuar nga Serbia

Më 1 korrik, autoritetet serbe, arrestuan shtetasin e Kosovës, Osman Selmanin në pikën kufitare Mutivodë, derisa po kthehej nga vendlindja…

2 hours ago

L’Equipe raporton: Michael Olise synon kalimin te Real Madridi në verë

Sulmuesi i Bayern Munichut, Michael Olise, nuk e fsheh më dëshirën e tij për t'u transferuar te Real Madridi gjatë…

3 hours ago

Rasti i jashtëzakonshëm që bashkoi Messin dhe Yamalin shumë përpara finales së Botërorit

Kur Argjentina dhe Spanja të përballen të dielën në finalen e Kupës së Botës 2026, Lionel Messi dhe Lamine Yamal…

3 hours ago

“You Would Kill Ndrek Luca for Edi Rama,” Rakipi Asks Gjergj Luca Why He “Puts the Prime Minister on a Pedestal”

Moderatori i emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ylli Rakipi debatoi me sipërmarrësin Gjergj Luca për qëndrimin që ia ka…

3 hours ago