Policia e Shtetit ka reaguar së fundmi në lidhje me incidentin e ndodhur mesditën e sotme në protestën e opozitës, ku një qytetar grushtoi dhe gjakosi ish-kryeministrin Berisha.
None found
Sipas policisë, 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e lëndëve narkotike.
Sipas diagnozën klinike të vënë në diskpozicion nga familjarët, autori vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.
Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.
Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./albeu.com
Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…
Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…
Shkencëtarët kanë studiuar ndërveprime në një shkallë rreth 100 miliardë herë më të vogël se atomi, duke depërtuar në atë…
Autoritetet gjyqësore në Greqi kanë vendosur të mbajnë të bllokuara llogaritë bankare, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e personave dhe…
Policia e Vlorës ka arrestuar 34-vjeçarin Mario Meçanaj, pasi dyshohet se ka tentuar të përdorë armë zjarri gjatë një konflikti…
Ditën e sotme, përmes një videomesazhi në rrjete sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se pensionet në…