Mediet spanjolle kanë raportuar vrasjen makabër të një 29-vjeçari shqiptar në Barcelonë.
Sherri për 5 euro është bërë shkaku që i ka marrë jetën të riut.
None found
Familja e tij denoncoi në media se djali i saj, Artjol Ramaj ishte zhdukur që prej 2 marsit.
Sipas së ëmës, Valentinës, djali i saj kishte shkuar në Spanjë për të punuar dhe prej 2 marsit kishin humbur kontaktet.
Kanë qenë vetë familjarët të cilët kanë treguar se si u njoftuan nga policia dhe se si u zbulua që bëhet fjalë për Artjolin e tyre. Nëna e 29-vjeçarit, Valentina Ramaj në një lidhje telefonike për ‘Pa Gjurmë’ mes lotësh tregoi se si e mësoi lajmin.
“Dorëzoi burri ADN-në dhe doli që është djali jonë. Asgjë nuk na thonë se çfarë ka ndodhur. Është një spanjoll brenda në burg. Ai Është i përfshirë por nëse ka të tjerë nuk e dimë. Po presim që të na sjellin trupin. Vajti burri para pak ditësh por trupin nuk ia kanë treguar. Mua s’më thonë gjë se unë jam e sëmurë dhe kam qenë në spital. Edhe vetë nuk e besoj që ka ndodhur”, tha Valentina e tronditur.
Por si ndodhi ngjarja?
Arjol Ramaj dhe 52-vjeçari spanjoll punonin në një plantacion marijuhane në Can Fornac,a ndërsa ky i fundit akuzonte të riun se i kishte vjedhur 5 euro. Konflikti mes tyre u përshkallëzua derisa dyshohet se spanjolli e ka goditur me çekiç në kokë Artjolin ndërsa ky i fundit ishte në gjumë, goditje e cila i ka shkaktuar vdekjen.
52-vjeçari ka zhvendosur trupin e pajetë duke e fshehur më pas atë në pyll. Më vonë, më 17 prill, falë nuhatjes së qenit, u gjetën rrobat e viktimës dhe një thikë. Pasi policia konfirmoi se shenjat e gjakut të gjetura në plantacion dhe rrobat e gjetura në pyll i përkisnin viktimës, më 8 maj u arrestua autori i këtij krimi, 52-vjeçari spanjoll./Albeu.com/
Sulmuesi i Franca, Kylian Mbappe, ka folur pas fitores së thellë 3-0 ndaj Suedia në raundin e 1/16-ave të Kupës…
Përzgjedhësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, u ka dërguar një mesazh të qartë lojtarëve të tij para…
Meksika ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultat 2-0 Ekuadori në…
Kapiteni i Egjipti, Mohamed Salah, është rikthyer në stërvitje të martën, duke marrë pjesë në një pjesë të seancës stërvitore…
Trajneri i Anglia, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se mbrojtësit Reece James dhe Jarell Quansah nuk do të jenë të gatshëm…
Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…