shqiperi

I morën hotelin në mes të Tiranës, nëna kallëzon dy djemtë që tjetërsuan pronën duke korruptuar 7 punonjësit e Kadastrës

Ditën e sotme 7 punonjës të Kadastrës në Tiranë janë pezullur nga detyra për shkak se akuzohen për tjetërsim pronash.

Burime për ABC bëjnë me dije si janë dy vëllezërit Elvis dhe Endri Turtulli që me anë të mashtrimit dhe korruptimit të punonjësve të Kadastrës kanë në pronësi objektin 4 katësh që më parë ishte në pronësi të nënës së tyre.

Të lidhura

None found

Gjithashtu ata akuzohen edhe për tjetërsimin e një trualli pranë Gjykatës së Lartë.

Në përfundim të hetimeve, 2 vëllezërve iu caktua masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, teksa u pezulluan nga detyra 7 punonjës të Kadastrës (Erjona Pemaj, Klajdi Dervishi Genc Tufi, Elsa Sherja, Briseida Baraj, Anisa Caka)

Mësohet se denoncimi ka ardhur nga gruaja V.K, e cila është mashtruar duke u zhveshur dhe duke iu tjetërsuar prona Hotel, e ndodhur në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” nr.1001 Tiranë.

Mësohet se 2 vëllezër, pronën e babait që e kishte ndërtuar në 1995, ia kanë marrë nga pronësia nënës dhe e kanë kaluar në emër të tyre me anë të mashtrimit dhe korruptimit të punonjësve të Kadastrës së Tiranës.

Në bazë të deklarimeve të rrema të djemve, objekti është legalizuar më 5.10.2015 dhe janë pajisur me certifikatën e pronësisë 2 djemve, Elvis dhe Endri Turtulli duke zhveshur nga pronësia nënën e tyre V.K në një kohë që ky objekt me Vendim Gjykate i kishte kaluar asaj në pronësi.

Dy djemtë kanë deklaruar që është hoteli është ndërtuar në 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe 16 vjeç, mirëpo nëna e ka hedhur poshtë duke sqaruar se godina është ndërtuar në 1995 dhe se ka qenë i pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish-bashkëshortit, B. T.

“Në lidhje me dokumentet e pronësisë mbi objektin, kallëzuesja deklaron se është zhdukur nga djemtë e saj në hipotekën e Tiranës. Në fund të vitit 1998 ajo është divorcuar nga bashkëshorti i saj, shtetasi Beqir Qzim Turtulli”, ka thënë ajo.

të fundit

“A do ta jepni dorëheqjen?” Rama kërkoi largimin e gjithë drejtorëve të institucioneve, Dashnor Sula surprizon me përgjigjen: Kam pasur ndërhyrje nga të majtët dhe të djathtët!

Kryeinspektori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Dashnor Sula, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, protestat dhe kërkesën e…

2 minutes ago

Getafe i ofron Sanchos vetëm 11 mijë euro në javë, shumë larg pagës te United

Jadon Sancho mund të përballet me një ulje drastike të pagës nëse vendos të transferohet te Getafe. Sipas The Telegraph,…

3 minutes ago

Bordi i Paqes vlerëson kontributet e Kosovës, Shqipërisë dhe Marokut për Gazën

Lidhur me marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), ka reaguar Bordi i Paqes, duke…

9 minutes ago

Albania signs agreement to join the International Stabilization Force in Gaza

Shqipëria, Bordi i Paqes, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe Grupi i Punës për Gazën kanë përmbyllur zyrtarisht Marrëveshjen e Shtetit…

26 minutes ago

Medical student denounces lack of meritocracy: Places go to politicians’ children

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, studentja e vitit të katërt të Mjekësisë, Dhimitra Nushi, u ndal edhe te…

26 minutes ago

36-vjeçarja gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, partneri dorëzohet dhe pretendon vetëmbrojtje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Vergiates, në provincën e Vareses, ku një grua 36-vjeçare është gjetur e…

27 minutes ago