Policia në Malësinë e Madhe ka nisur hetimet për një 16-vjeçar, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Koplik i Sipërm.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë gjetur dhe asgjesuar 80 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi.
None found
Nga veprimet e shpejta hetimore paraprake, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti, konkretisht të një 16-vjeçari, ndaj të cilit nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet e pandërprera, nga toka dhe ajri, nëpërmjet dronëve, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, që në fazën përgatitore.
Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Evidentohen në fshatin Koplik i Sipërm, dhe asgjësohen 80 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi, të kultivuar në kubikë.
Identifikohet, kapet dhe procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës, një 16-vjeçar, autor i dyshuar i këtij rasti kultivimi.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme që në gjenezë, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, nga toka dhe ajri, me dron, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen Gjuraj, në fshatin Koplik i Sipërm, në një zonë të pyllëzuar, 80 fidanë kanabisi të kultivuar në kubikë, të cilët u asgjësuan me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e shpejta hetimore paraprake, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti, konkretisht të një 16-vjeçari, ndaj të cilit nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./albeu.com/
Sot është një ditë e veçantë për Ernest Muçin. Data 20 maj përkon me ditën e fundit që është në…
Oficeri i Komisariatit të Sarandës, Edmond Ruçi, që u arrestua nga AMP, ka të bëjë me një rast korrupsioni. Pasi…
Alessandra Mussolini, mbesa e diktatorit italian Benito Mussolini, është shpallur fituese e edicionit të fundit të “Grande Fratello VIP” (versioni…
Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku thotë se është ofenduar…
Me anë të një postimi në "Facebook", kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas ndalimit…
Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për sulmin në një xhami në San Diego të Shteteve të Bashkuara. Sipas autoriteteve…