Jeta nuk ka qenë aspak e lehtë për Marjan Gjugjën. Kur ishte vetëm katër vjeç humbi syrin e majtë dhe dëmtoi gishtërinjtë e duarve për shkak të një bombe. Më vonë, ai humbi dëgjimin në njërin vesh pas dhunës barbare të ushtruar nga serbët. Megjithatë, këto probleme s’e kanë penguar të bëjnë atë që do.
Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, Marjani tregoi se u sulmua nga serbët pasi menduan se ishte pjesë e UÇK-së. “Veshin e kam humbur nga forcat serbe, na kanë rrahur në mënyrë barbare. Kur më kanë dalë në fund të 97-ës për gishtat që mi kanë parë këputur dhe kanë menduar se jam me UÇK-në.
None found
Menduam se isha ushtar dhe jam lënduar në Drenicë. Isha person me aftësi të kufizuara dhe nuk isha pjesë e UÇK-së. Kam përjetuar traumë. Kam qenë menjëherë pas luftës në Shqipëri për trajtim mjekësor.”, theksoi Marjani. Mes sakrificash, ai arrin t’i mbajë 6 fëmijët e tij duke riparuar pajisje elektronike.
Ai tregoi se kryesisht merret me riparimin e kasetofonave por bën gjithashtu dhe punë të tjera bujqësie. “Më pengojnë shumë duart dhe sidomos syri. Kisha një fatkeqësi në nëntr, pasi jam rrëzuar prej 7 metrash duke punuar dhe kam dëmtuar supin. Kam dëmtuar 4 ligamente.”, u shpreh mes te tjerash ai.
Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku dhe disa miq të tij kanë dhunuar ish-banorin e BBVIP…
Deri sot në orën 07:30, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësira të hapura,…
Liverpooli ka filluar kërkimin për një sulmues të krahut të djathtë specialist për afatin e verës 2027, me një listë…
Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The…
Këtë të shtunë 5 Shtator 2026, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…
Kur banka qendrore e Holandës konfirmoi këtë javë se kishte zhvendosur ton ari të vendit nga Amerika e Veriut, ajo…