shqiperi

Humbi Eurovisionin, “zbërthehet” Ronela Hajati: Familja nuk më ka përkrahur, ja ç’më thoshte babai (FOTO LAJM)

Këngëtarja Ronela Hajati ka rrëfyer se familja e saj nuk e ka mbështetur në profesionin e saj si këngëtare.

Komentet Ronela i bëri teksa ishte e ftuar në “A live night”, ku tregoi se familja e saj nuk mendonin se do ishte muzika profesioni i saj në të ardhmen.

Të lidhura

None found

Por sipas artistes, prindërit e saj gëzoheshin kur merrnin fjalë të mira nga karriera e saj.

“Unë jam vajzë e vetme, nuk kam as vëlla as motër. Të shtëpisë time, relativisht nuk më kanë ndjekur nga pas, derisa e zgjodha si profesion muzikën, nuk kanë qenë dashamirës së kësaj gjëje. Donin që muzika të ishte një kulturë, një plus që unë të dija, përpos profesionit që nuk e mendonin të ishte muzika. Ndaj nuk është se më kanë përkrahur shumë në investim, sepse muzika në fillim do investim derisa të njihesh, këtë nuk e kam pasur. Babi më thoshte nëse vlen do ecësh vetë, nuk më ke shumë për këtë gjënë. Por, gëzoheshin që merrnin fjalë të mira, kur dilja në festivale. Unë karrierën e kam ndërtuar nga festivalet se klipet ishin shumë të shtrenjta. Nisa live dhe pagesat ishin shumë të ulta”, tregoi Ronela.

Ronela ka folur edhe për fëmijërinë e saj dhe lidhjen me familjen e sidomos me të atin.

“Absolutisht që do përplasesh, do vritesh, do të të thyhet zemra aq herë sa do ta lësh këtë gjë një mijë herë, por nuk duhet të heqësh dorë. Nëse arrin deri në atë pikë që ti je koshiente që vlen, nuk duhet të heqësh dorë. Fillon bëhesh e zonja vetes, ia di gabimet vetes edhe duke ia ditur gabimet vetes mund t’i rregullosh, mund t’i ndreqësh. Mendoj se në shoëbiz po mos të jesh me këmbë në tokë je i mbaruar…

Po të shohësh ditëlindjen time të katërt është një kukull e stisur sepse mami më vishte fustane me xixa, por gjunjët i kisha copë. Kuptohet që unë nuk isha asnjëherë me dëshirën time goca me fustane me xixa, kam qenë fëmijë shumë i lëvizur. Por po ta shohësh atë ditëlindje unë jam gjatë gjithë kohës duke kënduar. Koncerte recital, isha aq e lumtur, mami më nxiste. Filloi kënga e Michael Jackson dhe i imitoja lëvizjet… Kam lindur me muzikë dhe nuk kisha ndonjë ditë vendimtare, thjesht nuk e mendoja jetën pa muzikë, pa të kërcyer. Jeta më ka ndjekur me muzikë”, u shpreh Ronela./albeu.com/

 

të fundit

E rëndë në Himarë/ Po tentonte të rikthente energjinë pas stuhisë, humb jetën elektricisti

Në orët e para të mëngjesit, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Himarë, ku një punonjës i Operatorit të…

1 minute ago

IFFHS kurorëzon Lionel Messin si lojtarin më të spikatur të Botërorit 2026

Sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, është shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026 nga Federata…

3 minutes ago

Mark Van Bommel, favorit për të pasuar Rudi Garcian në stolin e Belgjikës

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Bayern Munichut dhe Kombëtares së Holandës, Mark Van Bommel, pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Belgjikës,…

4 minutes ago

Pas stuhisë së furishme: 117 makina të dëmtuara, 10 të plagosur dhe godina shtetërore të prekura

Ministria e Punëve të Brendshme informon se zyrtarët e policisë janë vazhdimisht në terren dhe po veprojnë sipas të gjitha…

9 minutes ago

Qindra llogari false në shërbim të propagandës qeveritare/ BIRN zbulon mekanizmin e “patronazhistëve digjitalë”

Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN…

20 minutes ago

Rrëfen tmerrin 61-vjeçari që mbeti pjesërisht jashtë avionit në fluturim, bashkëshortja: Një shqiptar i shpëtoi jetën

Ljubisa Karovic, 61 vjeç, ka rrëfyer për herë të parë përvojën dramatike që përjetoi pasi u thith pjesërisht nga dritarja…

21 minutes ago