shqiperi

Hodhën molotovë në protestën e të PL-së dhe Rithemelimit para bashkisë, arrestohet 31-vjeçari, në hetim një tjetër

Pas protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, para bashkisë së Tiranës, policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar si dhe ka vënë në hetim një tjetër.

Sipas policisë është arrestuar M.H, 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Të lidhura

None found

Ndërkohë në hetim është vënë Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

‘Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:

– M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë.’- njofton policia.

Po ashtu dy protestues u ndaluan një ditë më parë. A.M., 36 vjeç dhe L.N., 40 vjeç, të dy banues në Borizanë të Krujës u ndaluan në vijim të hetimeve dhe veprimeve proceduriale pasi ishin në kërkim për protestën e javës së kaluar, kur hodhën molotov në drejtim të Bashkisë.

‘- A. M., 36 vjeç, dhe L. N., 40 vjeç, të dy banues në Borizanë, Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë protestave të zhvilluara më datë 11.04.2024 dhe 19.04.2024, kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, kanë hedhur lëndë piroteknike e molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Bashkisë së Tiranës.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Protesta e katërt e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përpara Bashkisë së Tiranës u shënjua sërish nga episode të dhunshme. Bombat molotov ndaj godinës rrezikuan policët, ndërsa këshilltarët opozitarë tentuan të çajnë gardhin metalik e të hyjnë me forcë në bashki. Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të cilët morën lejen e tubimit në bashki dhe opozitarët në mesazhet e tyre nuk shmangën thirrjet për lirimin e Sali Berishës.

të fundit

Rvolta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët marshuan drejt…

9 minutes ago

Gusia: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin e Arlinda Zekajt, vlerësimi i rrezikut nuk u krye siç duhet

Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe…

9 minutes ago

Pamjet e para të BMW X5 M të ri tregojnë një dizajn edhe më agresiv

BMW po zhvillon gjeneratën e re të SUV-it sportiv X5 M, prototipi i kamufluar i të cilit është fotografuar gjatë…

15 minutes ago

Blerim Krasniqi, me mbi 100 ndeshje për Dritën: Synimi ynë është titulli dhe paraqitja dinjitoze në Evropë

Drita ka lënë pas një fillim të vështirë të sezonit dhe pas tri fitoreve radhazi në kampionat, synon ta vazhdojë…

27 minutes ago

Crespo për Gattuson: Kritikët duhet t’i kërkojnë falje

Ish-sulmuesi i njohur argjentinas, Hernan Crespo, beson se Gennaro Gattusos duhet t'u kërkojmë falje të gjithë atyre që e kritikuan…

27 minutes ago

Gusia: Komunat nuk zbatojnë rregulloren për koordinimin e rasteve të dhunës ndaj grave

Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore (ABGJ), Edi Gusia, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi…

28 minutes ago