Categories: shqiperi

Helidon Bushati: Kriza e ujësjellëseve, pjellë e rilindjes dhe qeverisjes për përfitime

Deputeti demokrat ka reaguar pas mbledhjes së djeshme të kryeministrit Edi Rama me krerët e bashkive, ku diskutoi për gjendjen e sektorit të ujësjellës kanalizimeve.

Bushati shkruan në Facebook se, pas 9 vitesh Rama zbulon krizën në ujësjellës.

Të lidhura

None found

Sipas tij, ngjarja në Krujë ku u helmuan qindra banorë, nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes.

“Pas 8 viteve në pushtet, Rama ka mësuar se gjendja e Ujësjellësave është e rëndë.

Më parë deklaronte se ka bërë më shumë se gjithë qeveritë të marra bashkë, por sot po i rezulton dështim.

Ngjarja në Krujë ku u helmuan qindra banorë, nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes.

Prej 30 muajsh ai ka nën kontroll edhe çdo bashki tashmë, me kryetarë të emëruar prej tij.

I kujt është faji? Kush mban përgjegjësi?

Ish-drejtuesit e fundit te Ujësjellësave ti i ke promovuar, i ke bërë deputetë e zyrtarë akoma më të lartë.

E vërteta është se ky sistem është sot në këtë pikë, sepse i ngjan kryekeput dhe është pjellë e rilindjes, e qeverisjes për përfitime, për interesa, e për vota”, shkruan Bushati./albeu.com

të fundit

Zelensky: Fedorov mbetet pjesë e ekipit tim, detyrat e reja do të bëhen publike më vonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Mykhailo Fedorov, ministri i Mbrojtjes që u shkarkua prej tij…

4 minutes ago

Thatësira dhe vapa e çojnë Holandën në alarm, qytetarëve u kërkohet të kursejnë ujë

Ministria e Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujërave ka bërë të ditur se Holanda po përballet zyrtarisht me mungesë uji, ndërsa…

4 minutes ago

Pas dorëheqjes së Keir Starmer, Andy Burnham drejt postit të kryeministrit britanik

Andy Burnham, pritet të jetë kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, pasi të marrë drejtimin e Partisë Laburiste dhe…

8 minutes ago

Seanca konstituive e Kuvendit pritet në fillim të gushtit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se seanca konstituive për formimin e institucioneve të vendit,…

9 minutes ago

Gjendja e krizës për naftën dhe derivatet mbetet në fuqi deri më 20 tetor

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me naftë dhe…

10 minutes ago

Beijing Rejects Trump’s Claims Over 2020 Election: Baseless Slander

Pekini ka kundërshtuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me një ndërhyrje të pretenduar të Kinës në zgjedhjet presidenciale…

13 minutes ago