shqiperi

Hapet në Tiranë qendra e re e sigurisë kibernetike nga ambasada e SHBA

Është hapur në ministrinë e Mbrojtjes,  Qendra e re për Reagim kundër Sulmeve Kibernetike (CCARC), investim i Shteteve të Bashkuara. Ambasada amerikane, përmes një postimi në X, njofton se qendra prej 8.4 milionë dollarësh është pjesë e një fondi të gjerë ndihme ndaj Shqipërisë për sigurinë kibernetike.

“Investimi i Shteteve të Bashkuara në sigurinë kibernetike të Shqipërisë vazhdon: i Ngarkuari me Punë David Wisner iu bashkua Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura Gjeneralmajor Arben Kingji në Qendrën e re për Reagim kundër Sulmeve Kibernetike (CCARC) në Ministrinë e Mbrojtjes.

Vënë në punë nga IBM Security QRadar Suite, Qendra është në gjendje të zbatojë operacione të vazhdueshme për të shquar, pakësuar dhe për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës kritike mbrojtëse të teknologjisë së informacionit. Qendra prej 8.4 milionë dollarësh është pjesë e një fondi më të gjerë prej 50 milionë dollarësh e përpjekjeve të ndihmës së Shteteve të Bashkuara për sigurinë kibernetike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare të qëndrojnë krah aleatit dhe partnerit të tyre duke forcuar praninë dhe koordinimin e sigurisë kibernetike të Shqipërisë për një të ardhme digjitale më të sigurt.”, thuhet në reagimin e ambasadës

të fundit

Landi flet për miqësinë 32-vjeçare me Mirin: Është e pamundur ti shpëtosh kësaj lloj vëmendjeje dhe kësaj energjie

Që prej vitit 1994 miq, Landi rrëfen emocionet intensive për Mirin: Është e pamundur ti shpëtosh... Këngëtari i grupit të…

3 minutes ago

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Luçiano Boçi ka deklaruar se PD nuk do të braktisë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore. “Qëndrimi i shprehur i…

16 minutes ago

EMRAT/ Mbledhja e PD, 10 deputetë kundër bojkotit të Reformave Zgjedhore dhe Territoriale: Duhet të marrim pjesë në komisione

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së, kryedemokratit Sali Berisha i kanë dalë kundër disa deputetë…

32 minutes ago

Alba fiksohet pas Limit, mban fotografinë dhe Stitch-in teksa ha ushqim, Hygerta: S’je mirë nga mendtë

Alba ka ndezur debat në shtëpi pasi hante ushqim me një shkop në dorë, të lidhur me një shirit të…

43 minutes ago

Përmirësim i dukshëm në të gjithë territorin/ Njihuni me ‘surprizat’ e motit për ditën e nesërme

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të dominohet nga vranësira të shpeshta, duke sjellë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë…

59 minutes ago

E papritur, zarf i zi në shtëpinë e Big Brother/ Anulohet televotimi, çfarë ndodhi

Vëllai i Madh ka dërguar këtë të hënë një zarf të zi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas…

1 hour ago