Menjëherë pas incidenti të Sali Berishës, në media qarkullua një dokument që konfirmonte se agresori që goditi me grusht ish-kryeministrin vuante nga probleme të shëndetit mendor.
None found
Në konferencën për shtyp pas protestës, Berisha e vuri në dyshim vërtetësinë e atij dokumenti, duke u shprehur se nuk është autentik origjinal.
Së fundmi ka reaguar mjeku psikiatër Sadik Lala, i cili thotë të kundërtën. Ai u uron shërim të shpejtë Berishës, pasi sipas tij e ka pasur profesor, e po ashtu edh Gert Shehut, pasi e ka pasur pacient.
Postimi i Plotë:
Të dashur miq realë dhe virtualë! Kënaqësi të kontaktoj me ju pas shumë kohësh, por edhe i hidhëruar për dy arësye.
Së pari i uroj nga zemra Profesorit tim të nderuar Z. Berisha; të gëzojë shëndet dhe i uroj rikuperim të shpejtë. Po ashtu si mjek dhe qytetar, të njëjtën gjë i uroj edhe pacientit tim Gert Shehu. Mendoj se çdo njeri me një mendje të arsyeshme bie dakord se këto incidente të dhunshme nuk do të dëshironte të ndodhnin kurrë, por ja që ndodhin. Duke marrë shkas nga shumë deklarime të bëra në media të ndryshme për këtë rast, ndjej përgjegjësinë profesionale dhe qytetare të sqaroj shkurtimisht për sa më poshtë:
Ky vërtetim është një dokument autentik i lëshuar nga unë , i cili ka numër regjistri , datë, firmë, vulë time personale dhe vulën e klinikës.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka bërë një tjetër denoncim lidhur me projektin…
Në seancën e së enjtes në gjykimin ndaj Vullnet Gashit i cili po akuzohet për aksidentin me fatalitet në lagjen…
Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi se Izraeli nuk ka alternativë tjetër veç largimit të pakushtëzuar nga territoret libaneze që…
Gjatë një aktiviteti të dedikuar mjedisit në Pallatin e Shën Jakobit, Mbreti Charles u gjend përballë të nxehtit të fortë…
Botërori gjithnjë konsiderohet si një trampolinë për karrierën e futbollistëve. Është skena më prestigjioze e futbollit ku japin spektaklin e…
MPB Maqedoni njofton se dje (25.06.2026), rreth orës 18:00, në Koçan, nëpunësit policorë të Ekipit Mobil në Njësitin Mobil për…