Ekstradohen në Shqipëri dy shtetas shqiptarë të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. 32 vjeçari Gjergji Luli u ekstradua nga Italia pasi ishte lënë në “Arrest në burg”, për veprat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.
32 vjeçari, në bashkëpunim me një tjetër, dyshohet se ka transportuar dhe më pas i ka shitur një sasi lënde narkotike kokainë, për 200 000 euro dy personave të tjerë. Sipas policisë, këta të fundit e kanë trafikuar dhe shitur këtë sasi droge në zonën e Bergamos, Itali, në periudhën mars-nëntor të vitit 2016.
None found
Gjithashtu, në janar të vitit 2017, në Bergamo, është sekuestruar edhe një sasi tjetër kokaine, që dyshohet se 32 vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij ia kishin shitur këtyre personave. Ndërkaq, nga Greqia është ekstraduar 48 vjeçari Arben Cufe, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike.
Ministrja serbe e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, nuk u ka kërkuar ende falje shqiptarëve të Kosovës për…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, nga foltorja e Kuvendit kërkoi përgjigje të qartë nga Ministria e Punëve të…
Como ka pranuar një ofertë nga Udinese për lojtarin e kombëtares së Kosovës, Mergim Vojvoda, kështu që tani drenicasi do…
Nutricionistja Urata Rexhepi ka shpjeguar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova se konsumimi i “çajit gjatë ditëve me vapë…
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas raportimeve të djeshme që është arritur në parim një marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, për…
Partia Demokratike, i është drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), me një kërkesë për auditim të ligjshmërisë së miratimit…