Nga sot bizneset që kërkojnë të punësojnë staf të huaj mund të aplikojnë në e- Albania.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se, “pas mundësimit me sukses të shërbimit elektronik, mbi kërkesat e punësimit të shtetasve të huaj në vendin tonë, nga sot, vjen një lajm tjetër i mirë për bizneset që kërkojnë të rekrutojnë staf nga vende jashtë Shqipërisë”.
None found
Sipas tij, dy shërbime të reja ofrohen në platformën e-Albania, për paketën e “Lejes Unike” një dokument i domosdoshëm për qëndrimin dhe punësimin e shtetasve të huaj në vendin tonë.
“Përmes e- Albanias bizneset mund të aplikojnë në çdo kohë për kërkesat e tyre:”Vlerësim paraprak për aplikim për Leje Unike” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… që konfimon besueshmërinë e subjektit sa i takon precedentëve, të mëparshëm të punësimit dhe largimit të shtetasve të huaj nga këto subjekte.
Përmbushjen e kushteve të punësimit dhe jetesës së punëmarrësve nga ana e subjektit dhe vleresimin e përfshirjes ose jo, në veprimtari të paligjshme të shtetasve të huaj.
Vetëm pasi subjekti të jetë pajisur me vlerësimin paraprak pozitiv, mund të vijojë me aplikimin dytë. “Aplikim nga punëdhënësi për leje unike për të huajt” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16407″, tha Gonxhja.
Ministri bëri të ditur se, me e-Albania, bizneset do të kenë mundësi që nëpërmjet shërbimeve elektronike të pajisen fillimisht me konfirmimin e strukturave përgjegjëse shqiptare, që i hap rrugë kërkesës për aplikimin për lejen unike të shtetasve të huaj, të cilët do të punësohen pranë këtyre subjekteve tregtare.
“Procedurë e thjeshtë dhe transparente në një aplikim që kryhet brenda pak minutave e-Albania”, u shpreh Gonxhja.
Vëllai i Madh ka marrë vendim për Akilin, Fuegon dhe Nichin, pas thyerjeve të rregullave brenda shtëpisë së Big Brother…
Fuego dhe Nichi kanë pasur një diskutim të ashpër gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5, pas shfaqjes së…
Pas koncertit që u mbajt këtë javë në shtëpinë e BBVK, ndodhi një acarim i marrëdhënieve mes Antonetës dhe Nichit.…
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 5, Resuli, ka komentuar situatën mes Nichit dhe Antonetës, duke e cilësuar sjelljen e…
Lëvizja Studentore, e mbështetur nga ekspertë juridikë dhe profesorë universitarë, ka shprehur shqetësimin lidhur me përfshirjen e Komisionit të Venecias…
I ftuar në Live me Luizin, Bes Kallaku ka folur për lidhjen e tij të re dhe lumturinë që po…