Lëvizja Studentore, me mbështetjen e ekspertëve të së drejtës dhe profesorëve universitarë, ka reaguar për përfshirjen e Komisionit të Venecias në çështjen e provimit të jurisprudencës, pas kërkesës së Qeverisë për të shqyrtuar zgjidhjen e propozuar prej saj.
Studentët deklarojnë se, pavarësisht opinionit që do të japë Komisioni i Venecias, e drejta e tyre garantohet nga Kushtetuta. Sipas tyre, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve përcakton në mënyrë të qartë detyrimin e institucioneve për ta zbatuar këtë të drejtë.
None found
“Komisioni i Venecias nuk mund të qëndrojë mbi Kushtetutën, ligjin apo realitetin politik, historik dhe shoqëror të Maqedonisë së Veriut. Ai ka rol këshillues dhe, cilido qoftë opinioni i tij, nuk e ndryshon detyrimin e institucioneve për të zbatuar ligjin në fuqi”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Studentore.
Sipas tyre, dërgimi i çështjes te një organ ndërkombëtar këshillues nuk e përjashton Qeverinë dhe kryeministrin Hristijan Mickoski nga përgjegjësia për zbatimin e legjislacionit në fuqi.
“Nuk kemi kërkuar ndryshimin e ligjit dhe as interpretimin e tij në përputhje me nevojat politike të Kryeministrit. Kërkesa jonë ka qenë dhe mbetet zbatimi i plotë i tij”, shprehen studentët.
Lëvizja Studentore i ka kërkuar Komisionit të Venecias që në përgatitjen e opinionit të marrë në konsideratë veçoritë e rendit kushtetues të Maqedonisë së Veriut, frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe argumentet juridike të paraqitura.
Studentët bëjnë të ditur se, pavarësisht përfundimit të Komisionit të Venecias, do ta vijojnë kërkesën për zhvillimin e provimit të jurisprudencës, si edhe të provimeve të tjera profesionale, në gjuhën shqipe. “Të drejtat tona nuk janë objekt negocimi. Kërkojmë vetëm zbatimin e tyre!”, përfundon reagimi i Lëvizjes Studentore.
Vëllai i Madh ka marrë vendim për Akilin, Fuegon dhe Nichin, pas thyerjeve të rregullave brenda shtëpisë së Big Brother…
Fuego dhe Nichi kanë pasur një diskutim të ashpër gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5, pas shfaqjes së…
Pas koncertit që u mbajt këtë javë në shtëpinë e BBVK, ndodhi një acarim i marrëdhënieve mes Antonetës dhe Nichit.…
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 5, Resuli, ka komentuar situatën mes Nichit dhe Antonetës, duke e cilësuar sjelljen e…
I ftuar në Live me Luizin, Bes Kallaku ka folur për lidhjen e tij të re dhe lumturinë që po…
Episodet e penalltive Ajo çfarë ndodhi në derbin e qytetit mes Dinamos dhe Partizanit ishte vërtetë një ndeshje që prodhoi…