shqiperi

Gjykata jep masën për 30-vjeçarin që tentoi të përdhunojë të miturën: Mos bërtit se nuk të bëj gjë!

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, për M.Xh., i cili dyshohet se ka tentuar ta dhunojë një të mitur.

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 9 nëntor, ku i dyshuari e ka kapur për krahu të miturën, duke i thënë se nuk do t’i bëjë asgjë.

Të lidhura

None found

“Më datë 9 nëntor 2021, në orët e pasdites tenton të kryej aktin seksual duke e kap për krahu të miturën e ndalon dhe i drejtohet me fjalët “ndalu se nuk të bëjë asgjë dhe duke i thënë ‘’mos bërtit’’ dhe e prek në pjesët të trupit duke tentuar për ta dhunuar seksualisht të njëjtën”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast të enjten ka dhënë detaje Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. E mitura nga Prizreni ka raportuar në polici se me 9 nëntor, derisa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i panjohur ka tentuar ta dhunojë.

“Me datë 09.11.2021, rreth orës 17:30, një viktimë femër e mitur, ka informuar se deri sa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunojë. Njësia përkatëse policore kishte filluar hetimet, pasi në bazë të raportimit të viktimës i dyshimti ishte i panjohur. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, përmes informatave inteligjente dhe duke bashkëpunuar me qytetarë, hetuesit rajonal kanë arritur të bëjnë identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshimtë për rastin tentim dhunimi”, ka njoftuar policia.

I dyshuari i moshës 30-vjeçare është shtetas i Shqipërisë, me qëndrim të përkohshëm në Prizren.

I dyshuari M.Xh i lindur në vitin 1991, shtetas i Shqipërisë më banim të përkohshëm në Prizren, u arrestua dhe u ndalua duke ju ngritur kallëzim penal. Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. Me rastin po merren hetimet rajonale të policisë në Prizren”, ka bërë të ditur policia.

të fundit

Udhëzuesi thelbësor për kalërim të sigurt: Çfarë duhet të dini përpara se të niseni

Një lëvizje e nxituar, një shalë e vendosur keq ose mungesa e ekuilibrit mund ta ndryshojnë krejt përvojën që duhet…

2 minutes ago

Cila është temperatura ideale e frigoriferit në stinën e nxehtë? Ja vlera që nuk duhet ta kaloni

Shumë njerëz mendojnë se po i ruajnë më mirë ushqimet, por një rregull i thjeshtë bën dallimin mes sigurisë dhe…

2 minutes ago

Shenjat delikate që paralajmërojnë fundin e një martese, edhe pse partnerët nuk e kanë kuptuar ende

Nuk është gjithmonë një zënkë e madhe ajo që e shkatërron lidhjen, por momenti kur respekti, biseda dhe kujdesi fillojnë…

2 minutes ago

Përfitimet e zgjimit të hershëm dhe si të adoptoni këtë zakon

Rutina që duket e vështirë në fillim mund të sjellë më shumë qetësi, energji dhe kontroll mbi ditënNëse këtë mëngjes…

3 minutes ago

Sipas astrologjisë: Katër muajt që krijojnë tezet më të dashura

Ato dinë të jenë mbështetje, këshilluese, shoqe dhe personi ku fëmijët e familjes kthehen gjithmonë me besimDisa teze kanë natyrshëm…

3 minutes ago

Fjalitë që tregojnë se një grua është vërtet e besueshme

Gratë e besueshme nuk dallohen vetëm nga fjalët e bukura, por nga mënyra si pranojnë gabimet, mbajnë premtimet dhe ruajnë…

3 minutes ago