Gjithë sulmi ndaj televizionit Top Channel ka ndodhur brenda disa minutave. Polici, përmes një njoftimi zyrtar ka zbardhur gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur pak pas mesnatës së të dielës, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.
Policia sqaron se autorët, rreth orës 00:30, kanë qëlluar me dy armë zjarri automatik model AK-47, në drejtim të godinës së Top Channel, ku 20 gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri dhe 6 gëzhoja janë qitur nga arma tjetër.
None found
Nga veprimet hetimore të kryera deri tani rezulton se, në orën 00:27 të datës 27.03.2023, automjeti i autorëve është fiksuar nga kamerat e sigurisë, në zonën e Kasharit. Ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit.
Autorët, pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Përroi i Agait”.
Sa i takon makinës, policia bën me dije se “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, ka rezultuar i vjedhur në korrik të 2020, në fshatin Tale të Lezhës.
Ky automjet i është vjedhur një shtetasi nga Kosova, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës.
Policia bën me dije gjithashtu se, janë pyetur të gjithë personat e pranishëm në vendin e ngjarjes, si dhe disa persona të tjerë të evidentuar nga Policia, në Kavajë, Vlorë etj dhe se ka vendosur një shpërblim prej 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin e autorëve./albeu.com
Tre prej të arrestuarve, mes tyre aktivisti Dritan Goxhaj janë liruar, dhe janë pritur me ovacione nga protestuesit para Komisaritit…
Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Pogradec, brenda një harku të shkurtër kohor. Paraprakisht dyshohet…
Protestuesit e mbledhur në protestën e 31-të qytetare kanë paralajmëruar një tjetër aksion, duke bërë të ditur se nesër në…
Influencerja Dea Mishel Hoxha është përplasur virtualisht me deputetin socialist Erion Braçe, pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së sotme,…
Tre prej të arrestuarve, mes tyre aktivisti Dritan Goxhaj janë liruar, dhe janë pritur me ovacione nga protestuesit para Komisaritit…
Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Pogradec, brenda një harku të shkurtër kohor. Paraprakisht dyshohet…