shqiperi

Fshihej në Janinë dhe shoqërohej me Laert Haxhiun, policia shqiptare informacion zyrtar për arrestimin e 22-vjeçarit

Policia e Shtetit ka vënë në pranga Firdeus Berberin, shokun e Leart Haxhisë i arrestuar ditën e djeshme.

“Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar  falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar”, bën me dije policia.

Të lidhura

None found

“Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Arrestimi i Leart Haxhisë

Arrestimi i Laert Haxhiut nga policia greke në Janinë ka ardhur pas një ndjekje aventureske si nëpër filma, pasi 31-vjeçari shqiptar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, tentoi që t’u largohet forcave të policisë. Sipas mediave greke, oficerët e policisë së Sigurisë i kanë bërë sinjalizim që të ndalojë një makinë në zonën e Eleuzës së Janinës, por drejtuesi i mjetit nuk u është bindur efektivëve të cilët më pas i janë vënë në ndjekje.

Makina në tentative për të shmangur arrestimin nga policia, ka përplasur tre makina të tjera në rrugën e Vorio-Epirit, ku edhe mbeti i bllokuar. Policia greke tarrestoi drejtuesin e makinës dhe 2 persona të tjerë në momentin që BMW X5 përplasur bordurën.

Laert Haxhiu ishte në makinë së bashku me dy shqiptarë të tjerë, edhe këta emra të njohur për autoritetet shqiptare e greke, njëri prej të cilëve një 22-vjeçar i kërkuar nga autoritetet e vendit tonë për “plagosje të rëndë me dashje”. Ndërsa tjetri, Juxhin Barjami 35 vjeç, rezulton të jetë kushëriri i Mario Diamantit nga Delvina që u vra në një karburant në Athinë dy vite më parë.

Viktima e kësaj ngjarje ende të pazbardhur ishte autor i dyshuar i vrasjes së një trafikanti belg të kokainës në Athinë. Në atë kohë, 35-vjeçari vetë mbeti i plagosur. Ka qenë pikërisht kushëriri i Mario Diamantit, raporton shtypi grek, shoferi i makinës BMW ku ndodhej Laert Haxhiu. Ai kishte ardhur nga Athina për të marrë 31-vjeçarin shqiptar.

Laert Haxhiut, policia greke i ka gjetur një kartë false identiteti greke dhe pas verifikimeve ka rezultuar i kërkuar nga INTERPOL Tirana. Ndaj tre të arrestuarve janë ngritur akuzat “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, “falsifikim”, “mosbindje” dhe “deklarim i rremë”. Atyre u janë sekuestruar 1400 euro dhe 4 celularë si dhe mjeti BMW X6 i Juxhin Barjamit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar Laert Haxhiun për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Po ashtu Laert Haxhiu është marrë i pandehur dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.

GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017. Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt Hotel Volorekës në Pogradec në datë 8 gusht, ku Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit. Ndërkohë Orges Bilbili u kap në 10 prill në zonën e Xhamllikut në Tiranë, i cili u plagos nga polici pasi tentoi të largohej./Albeu.com/

 

të fundit

Reshje të fuqishme dhe breshër përfshijnë Elbasanin, raportohen dëme në zonat urbane dhe fshatra

Moti i keq i shoqëruar me reshje intensive shiu, erëra të forta dhe breshër ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në…

3 minutes ago

Konfirmohet kalimi i Gjelbrim Taipit te Feronikeli 74

Feronikeli 74' ka bërë goditjen e radhës në afatin kalimtar, duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Ghelbrim Taipi.Klubi nga Drenasi ka…

6 minutes ago

Gjenerata e tretë e Mercedes GLA zbulon fytyrën e re më 29 korrik

GLA vështirë se është modeli më emocionues në portofolin e gjerë të Mercedes-it, por është një model që kontabilistët e…

7 minutes ago

Volkswagen Atlas 2027 – transformim i plotë me çmim më të lartë

Volkswagen Atlas i gjeneratës së dytë debutoi në fillim të këtij viti. Ai do të dalë në shitje për vitin…

8 minutes ago

Greqia përfshihet nga stuhitë: mbi 100 mijë rrufe, Athina në errësirë dhe tornado në bregdet

Një valë e fortë moti të keq ka përfshirë të premten disa zona të Greqisë, duke sjellë stuhi të fuqishme,…

10 minutes ago

Sara Kolami ndan fotografi të reja nga pushimet, me stil veror dhe pamje mbresëlënëse

Sara Kolami ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të reja nga pushimet verore, duke tërhequr…

12 minutes ago