Ksamili dhe ishujt e tij janë bërë pjesë e një liste të revistës prestigjioze “Forbes” për plazhet më të bukura të Europës.
Në një renditje të 15 plazheve më të tërheqës të kontinentit ku bien në sy emra mjaft të njohur të turizmit bën pjesë edhe vendi ynë me plazhin e vogël të rivierës së jugut.
None found
“Katër ishujt e Ksamilit të Shqipërisë, me disa nga plazhet më të bukura dhe më sekrete në vend, admirohen për bimësinë e tyre të harlisur dhe të gjelbër gjatë gjithë vitit dhe mund të arrihen vetëm me varka të vogla”, thuhet në shkrimin e “Forbes”.
Revista e njohur citon se ky vend gjendet vetëm 20 minuta me makinë nga qendra e Sarandës.
“Ksamili është një fshat në rivierën e Shqipërisë së Jugut, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, por një nga kryeqytetet evropiane të të rinjve. Ishujt janë ndër destinacionet më të njohura në rajon dhe zona është e njohur për rritjen e ullinjve, limonëve dhe mandarinave”, shkruan Forbs që përmend edhe midhjet që kultivohen në Lagunën e Butrintit pranë Ksamilit.
Ksamili renditet mes plazheve të njohur Italisë, Spanjës, Greqisë, Maltës, etj.
Vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët…
Kryetari i Mitrovicës dhe bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ish-deputetit të AAK-së, Daut…
Kryetari i Mitrovicës dhe bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ish-deputetit të AAK-së, Daut…
Ilir Daja U mendua se Dinamo do të reagonte ndaj Teutës në javën e 7-të të Abissnet Superiore, por nuk…
Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë patën një…
PSG është shndërruar në makthin e klubeve angleze në Ligën e Kampionëve. Fitorja e fundit 4-2 ndaj Manchester Cityt në…