shqiperi

Fluksi i automjeteve drejt zonave bregdetare, shtohen kontrollet dhe masat nga policia

Nisur nga shtimi i fluksit të automjeteve, kryesisht drejt zonave bregdetare, turistike dhe qendrave tregtare e urbane, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka marrë një sërë masash shtesë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Në të gjitha akset nacionale dhe qendrat e mëdhaja urbane janë intensifikuar monitorimet me mjetet inteligjente, radarët automatikë, me kamera dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara.

Të lidhura

None found

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, si rezultat i monitorimit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe arrestuar në të gjithë vendin, 45 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur,  pa leje drejtimi apo në efektin e lëndëve narkotike.

Janë pezulluar 109 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.

Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës adiministrative për shkeljen e kryer.

Në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative gjithsej 27 377 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, nga këto:

1254 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;

7845 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit;

1516 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

13 543 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara;

351 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

2306 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar.

562 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

“Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore. Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.”

të fundit

Nëse flas, rrezikoj pezullimin”: Mourinho nuk doli në konferencën për shtyp

Jose Mourinho ka vendosur të mos paraqitet fare në konferencën për shtyp pas fitores dramatike 1-0 të Real Madridit ndaj…

3 minutes ago

Tetori sjell skandale e sekrete: Antigona Kotorri parashikon çfarë i pret 12 shenjat e zodiakut (VIDEO)

Tetori me skandale e sekrete: Paralajmërimi i Kotorrit për 12 shenjat e horoskopit (VIDEO) — Klan Kosova [...]Read More...

4 minutes ago

Derbi Partizani-Tirana në “Arena Kombëtare”/ Policia njofton bllokimet rrugore dhe rrugët e tifozëve

Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të…

6 minutes ago

Papa Leone XIV do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri pas zbulimit të një gjëndre

Papa Leone XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri në ditët në vijim, pasi gjatë kontrolleve mjekësore i…

9 minutes ago

VIDEO/ Tensione mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës pranë “Air Albania”, ndërhyn policia para derbit

Pamje nga përplasja mes dy tifozerive Partizani dhe Tirana do të përballen pasditen e sotme, në derbin e parë të…

10 minutes ago

Photo: sentenced to 50 years in prison for three murders in Shkodër, Valentin Ftoni arrested in New York after 25 years on the run

Një operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit dhe agjencive federale amerikane të zbatimit të ligjit ka çuar në pranga në…

22 minutes ago