shqiperi

Feston sot 75-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilin aktor e regjisor të mirënjohur shqiptare bëhet fjalë

Gëzim Kame i përket regjisorëve të brezit të arte të skenes shqiptare, sidomos në zhanrin teatral, por ai ka interpretuar edhe disa role ne filma si aktor, ndonëse jo shumë.

Ka lindur ne Tirane me 7 Nentor 1947 dhe sot feston ditëlindjen e 75-të.

Të lidhura

None found

Regjisor i karrierës, ish-drejtori artistik dhe i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar, tridhjetë vjet ish-pedagog në Akademinë e Arteve dhe trembëdhjetë vjet dekan i këtij fakulteti. Në vitin 1969 ai studioi per dramaturgji në Institutin e larte te arteve në Tiranë. Pas diplomimit ai ka vazhduar te punoje në Institut. Në vitin 1994 filloi të punojë me Teatrin Kombëtar duke rregjizuar ne mbi 30 prodhime, të lëshuar nga kjo skene.

Në tetor të vitit 1997, ai u emërua drejtor i saj. Debuton ne ekran si aktor në vitin 1972 me një rol të vogël në “Ndërgjegja”. Me pas luan edhe ne 4 filma te tjere si aktor. Ne vitin 1978 luan ne filmin “Koncert ne vitin 1936”; ne 1984 e shikojme ne filmin “Nxenesit e klases sime”.

Filmi i fundit i zotit Kame si aktor eshte ne vitin 1987 tek “Bninaret”.
Ndersa veprimtaria e tij rregjizorjale eshte shume e gjere, duke filluar qe ne vitin 1982 tek komedia e mirenjohur “Shi ne plazh” . Te shumte jane shfaqet ne skenen e teatrit sidomos mbas viteve `90-te dhe 2000, nga ku mund te permendim disa si : “Ishulli i çmendur” (1995); “Lojra në Oborrin e pasëm” (1996); “Gomone” (2003); “Një varr për majorin e mbretit” (2003); “Pjata e drunjtë” (2005); “Muzeu”; “Të gjithë me huqe” (2009); “Kohë për t‘u çmendur” (2009) etj.

Në jetën e tij private ai është i martuar (në vitin 1978) me Antonelan, te cilet gezojne dy fëmijë.

Rreth vitit 2000 i nderpret lidhjet me Teatrin Kombetar, per te ndertuar nje kompani private “Publimedia” e cila ne fakt nuk pati sukses mbasi nuk gjeti perkrahjen e duhur nga institucionet perkatese, ose me mire nga shteti vete sepse nuk ka nje ligj per teatrot private.
Ne vitin 2005 ben realitet nje enderr te tij si një dëshirë dhe ide e një skene të pavarur teatri . “Teatri “Kame”.

të fundit

Abdixhiku: LDK-ja nuk do t’i nxisë qytetarët përballë njëri-tjetrit pas tensioneve në Kuvend

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar edhe për tensionet e djeshme në Kuvend. Ai ka thënë…

12 minutes ago

Divjaka Protests for the 18th Consecutive Day Against the Socialist Party’s Proposal to Merge the Municipality with Lushnja

Divjaka ka dalë në shesh në ditën e 18 për të kundërshtuar projektin e reformës që shkrin bashkinë me Lushnjen.…

1 hour ago

“Duam sezon të madh”, Thibaut Courtois zbulon edhe kërkesën e veçantë të Jose Mourinhos

Thibaut Courtois ka zbuluar kërkesën kryesore të Jose Mourinhos për futbollistët e Real Madridit gjatë fazës përgatitore, duke treguar se…

1 hour ago

Horoskopi 18 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dashi i dashur, ka ardhur koha të riorganizoni pak jetën tuaj profesionale por edhe atë private. Merrni këtë ditë…

1 hour ago

Divjaka proteston për të 18-ën ditë kundër propozimit të PS për bashkimin e bashkisë me Lushnjen

Divjaka ka dalë në shesh në ditën e 18 për të kundërshtuar projektin e reformës që shkrin bashkinë me Lushnjen.…

2 hours ago

We Were Changing the Spark Plugs,” One of the Injured Recounts Moment Speedboat Exploded in Vlora: Spilled Gasoline Caught Fire

Katër persona pësuar djegie të rënda si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo të Vlorës.…

2 hours ago