shqiperi

Feston sot 65-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilin aktor të mirënjohur shqiptar bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Spiro Duni është aktor dhe regjisor shqiptar, ka lindur me 4 tetor 1957 dhe sot feston ditelindjen e 65. Lindi ne fshatin Dhermi te rrethit te Vlores, me 21 tetor. Kreu studimet e larta ne Institutin e Larte te Arteve*, dega e drames, me 1983, dhe po ate vit filloi pune si regjiror ne teatrin “Skampa” te Elbasanit, deri me 1992. Me 1991, shkoi me nje specializim per regjisure prane “Teatro Nacionale di Roma” ne Itali, kurse nje vit me vone ne Greqi prane Mega Channal.

Me 1992-2002, emigroi ne SHBA dhe pas kthimit ne Shqiperi ngriti Studio Teater “PO”. Ne vitet ’80 ishte nga regjisoret e rinj qe kembenguli per hapesire krijuese vetjake dhe individualitet, duke vene ne skenen e Teatrit te Elbasanit disa pjese me nje koncept regjisorial te qarte. Kjo u duk posacerisht ne trajtimin e cliret te komedise Turneu (1987) te Pirro Manit*, ku ra ne sy pasuria e gjetjeve humoristike, si dhe shfrytezimi i situates komike; vijoi me nje trajtim psikologjik te drames Neperka (Dhelprat e vogla) te Liljan Helmanit me 1989, ku u rremua ne thellesite dhe te fshehtat e frikshme te personazheve; mberriti ne nje pike artistike te merituar me venien ne skene te komedise se Pellumb Kulles*, Sa shume gjethe te thata ate vjeshte (1989), me te cilen fitoi edhe Cmimin e Pare ne Festivalin e Teatrove ne Tirane.

Të lidhura

None found

Prirja drejt zhbirilimeve ne kundershtite e hapura social-politike te konflikteve, fale nje patosi dramatik qe percillej e jepej rendom me theksa te forte, u trupezuan edhe ne trajtimin e dy dramave te Fari Balliut*, Kyci i arte (1985) dhe Shtegu i zene (1986). Pas kthimit ne Shqiperi, S. Duni u terhoq me shume drejt gjedheve te komikes. Shpeshhere elementet e burleskut, te groteskut dhe ato argetuese mesojne te krijojne ne shfaqjet e tij nje lidhje te drejtperdrejte me publikun e gjere. Kjo u vu re ne shfaqjet: S’ka te ngopur (2003), nje pershtatje nga vepra e komediografit grek Dh. Psathait, dhe Burri i gruas sime (2004), komedi e Miro Gavran, me Estraden e Sarandes.

Perpos qasjeve te tilla, ne gjakimet e tij regjisoriale ka zene vend edhe synimi per t’u dhene pjeseve nje theks bashkekohesie, me gjetje dhe nje gjuhe te tipit modernist, sikunder u pa kjo ne shfaqjen e komedise se Viktor Eftimiut* Njeriu qe pa vdekjen me sy ne Teatrin Kombetar* te Kosoves (2003), me Enver Petrovcin* ne rolin e Eliodor Pakut. Ketu, figura e vagabondit u konceptua ne fund te komedise si shembelltyra e Sharlotit te Carli Caplinit, paradigma e bredharakut te perjetshem ne kerkim te vetvetes, aventures dhe nje fati me te mire.

Ne po kete stil vijoi ai edhe me rivenien e kesaj komedie ne teatrin “Skampa”*, 2007, ku Robert Ndrenika* luajti serish pas 45 vjeteve rolin e Filimonit. Kurse shfaqja Tri shaka te Cehovit (2002) me “Studio teater “PO””, e cila permblodhi komedite e shkurtra Fejesa, Martesa dhe Ariu, u ringrit mbi nje strukture mentale bashkekohore, duke u rrekur te respektoje vepren ne vetvete si filozofi, mesazh dhe stil, nga njera ane, por edhe duke ngulmuar ne ndjesite e kohes me rishenjezimet e dobishme, qe i pergjigjeshin publikut shqiptar, nga ana tjeter.

Drama Macja ne catine e nxehte e Tenesi Uilliams ne Teatrin Kombetar* (2005) dhe sidomos antidrama Drejt Perendimit (2006) e Albri Brahushes*, prezantuan pjese te reja te profilit artistik te S. Dunit. Krijimin e paraleleve te nje edukate familjare dhe nje sjellje te vrazhde, qe sjell me ne fund pasoja tragjike, ai e mundesoi me shfaqjen e drames Fishkellime ne erresire te Tom Murphy (2008); nje subjekt irlandez, por tejet i konvertueshem per mendesine, tipologjine dhe qendrimet e dhunshme qe hasen ne shoqerine shqiptare. S. Duni ka luajtur si aktor edhe ne disa filma, si: Guret e shtepise sime (Leka), Treni niset ne 7 pa 5 (Adi), Ngjyrat e moshes (Nesti).

të fundit

Fire in Himarë is being brought under control, homes no longer threatened

Situata e zjarrit në Himarë është duke shkuar drejt stabilizimit, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Prefektura e Vlorës, aktualisht…

1 hour ago

More than 450 personnel and 160 military members on the fire front in Himara

Rreth 460 efektivë dhe punonjës të strukturave të ndryshme janë angazhuar në terren për përballimin dhe shuarjen e zjarrit. Në…

1 hour ago

Zjarri në Himarë po vihet nën kontroll, banesat nuk kërcënohen më

Situata e zjarrit në Himarë është duke shkuar drejt stabilizimit, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Prefektura e Vlorës, aktualisht…

2 hours ago

Mbi 450 efektivë dhe 160 ushtarakë në vijën e frontit të zjarrit në Himarë

Rreth 460 efektivë dhe punonjës të strukturave të ndryshme janë angazhuar në terren për përballimin dhe shuarjen e zjarrit. Në…

2 hours ago

PSG zgjat bashkëpunimin me pesë futbollistë të rëndësishëm

Paris Saint-Germain ka siguruar të ardhmen e pesë futbollistëve, duke rinovuar kontratat e Lucas Beraldos, Senny Mayulu, João Nevesit, Willian…

3 hours ago

Horoskopi 5 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni gjate kësaj dite sepse ne te kundërt situata mund t’iu dale…

3 hours ago