Një i dënuar me burgim të përjetshëm i ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetvarur me litar në tualetin e dhomës së tij.
I burgosuri ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur nga IEVP Durrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.
Bëhet fjalë për të dënuarin Njazi Raki Ceka, 86 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm per kryerjen e vepres penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje” të parashikuara nga neni, (78-22;76-25) i Kodit Penale.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
I moshuari ka ndërrur jetë në Qendrën Spitalore të Burgjeve.
Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të shtetasit Njazi Raki Ceka.
Njoftimi i Policisë
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 12.06.2023, rreth orës 05:20 në Qendrën Spitalore të Burgjeve ka ndërruar jetë shtetasi Njazi Raki Ceka, i datëlindjes 30.03.1937, (86 vjeç) i dënuar me burgim të përjetshëm per kryerjen e vepres penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje” të parashikuara nga neni, (78-22;76-25) i Kodit Penale.
Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij. Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të shtetasit Njazi Raki Ceka,
– Shtetasi Njazi Raki Ceka, i burgosur me dënim të përjetshëm, ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur nga IEVP Durrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.
– Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.
– Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.
– Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, nga ora 07.00 e datës 12.06.2023.
/albeu.com/
Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka ngritur shqetësim mes fansave të saj pas një postimi në rrjetet sociale, ku tregon…
Këngëtari i njohur dhe ish-konkurrent i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur…
Një aksident është regjistruar pasditen e sotmre në aksin Fier-Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Savrës. Sipas raportimve në…
Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke…
Federata Shqiptare e Futbollit, ka përcaktuar disa rregulla të reja mbi mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të…
Një ngjarje e pazakontë ka qarkulluar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku sipas pamjeve, personazhi i njohur në TikTok,…