Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Ksamil të Sarandës. I riu, i identifikuar si Dhimitri Gxo, nga Gjirokastra, shiste lëndë narkotike të llojit kanabis në Ksmail.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje.
None found
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 14”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Real Madridi vazhdon të ndjekë nga afër zhvillimin e talentit të Bregut të Fildishtë, Yan Diomande, i cili është shndërruar…
Kosova ka kërkuar qasje në dokumentet e klasifikuara të Brigadës së 37-të të Motorizuar dhe rikthimin për gërmime në Batajnicë,…
Policia australiane ka bërë sekuestrimin e 2.7 ton kokainë, nga një sistem bunkerësh nëntokësorë në Sidnein perëndimor, i cilësuar si…
Më shumë se 160 mjekë, akusherë, staf mjekësor dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor nga e gjithë Maqedonia do…
Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski, mori pjesë në takimin e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore,…
Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar garën ekipore “Forca 2026”, një aktivitet i organizuar nga Komanda e Logjistikës në…