Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të “shpërdorimit të detyrës” në kryeqytet.
Në pranga ka rënë 54-vjeçari Fatos Alimadhi, i cili gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestrimiin e llogarive bankare të një subjekti privat pa e njoftuar.
None found
Mësohet se shtetasi i arrestuar është vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi, kryetar i partisë Balli Kombëtar.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Account”.
Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.
Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Procedohen penalisht 2 të tjerë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Account”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:
– F. A., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. A., gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komuna e Butelit dhe drejtoresha e shkollës “Penko” po e arsyetojnë mospranimin e nxënësve nga Çairi me ligjin për arsimin…
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar sot pesë kadetë nga Kosova, të cilët kanë përfunduar me sukses…
Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar ndaj një statusi të shpërndarë sërish nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku,…
Situatë shqetësuese në Bulqizë. Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi në fshatin Zall-Strikçan, në Njësinë Administrative Zerqan. Flakët, të…
Të paktën 32 persona janë plagosur pasi një autobus që transportonte njerëz të evakuuar pas përmbytjeve në Rasuwa u përfshi…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se Rezerva Strategjike e Naftës e vendit do të rimbushet me naftë venezueliane.…