shqiperi

Emocionuese/ Prej vitesh larg vendit, emigrantja shqiptare hiqet si kamariere dhe surprizon babain (VIDEO)

Sipërmarrësja Erisa Ruko tërhoqi vëmendjen me një surprizë që i bëri babait të saj. Erisa jeton prej vitesh në Greqi dhe kur u kthye pas disa muajsh në Shqipëri vendosi që t’ja bëjë surprizë babait, me të cilin ka një raport të veçantë. Erisa shkoi në kafen ku po qëndronte ai dhe i shërbeu.

@erisarukoMy hero forever ?

Të lidhura

None found

♬ you are my sunshine – christina perri

Në një lidhje me Skype për “Abc-ja e mëngjesit”, Erisa tregoi se ka një lidhje shumë të ngushtë me të atin. “Lidhja me babain tim është më shumë se kaq. Jemi të dy të fortë dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin. Kisha 8 muaj pa ikur në Shqipëri. Babai s’e kishte idenë. Mami ishte në shtëpi.

Nuk e dinte fare dhe kur kam shkuar në shtëpi, nuk e priste. Kënaqësia që pashë te sytë e tij nuk ka të paguar. “, tha Erisa. Ajo tregoi se pas kësaj lidhjeje të fortë me babanë e saj fshihet një histori prekëse. Erisa tregoi se duhej të rritej para kohe për t’u kujdesur për vëllain me aftësi të kufizuara.

“Që nga mosha 5 vjeçare kuptova që jeta ime po bëhej serioze për moshën time. Pashë që kam një peshë të madhe mbi kurriz. Në Shqipëri, të gjykojnë shumë nëse ke familjarë invalidë. Kam vëllain me aftësi të kufizuara. Dhe ngaqë jam fëmija i madh, e gjithë barra ishte mbi kurrizin tim.

Prandaj me babain kemi luftuar të dy bashkë.”, u shpreh Erisa. Ajo sot ka një familje të mrekullueshme dhe zotëron një sallon bukurie në shtetin fqinj, ku ka më shumë se 20 punëtorë.

 

të fundit

Barcelona vendos 50 milionë euro për Ferran Torresin mes shtimit të interesit nga PSG

Barcelona është e gatshme të dëgjojë oferta për Ferran Torres, ndërsa ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh për…

7 minutes ago

Zjarr në një apartament pranë pastiçeri “Tasho” në Korçë, një i moshuar humb jetën

Një apartament në afersi të pastiçeri “Tasho” në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët. Raportohet se një i moshuar…

10 minutes ago

Rama: Më 14 korrik mbyllim tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë që ishin mbledhur në kampin Rin Camp 2026. Duke…

16 minutes ago

Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 15 korrik, publikohet njoftimi i kryetares së re Julia Emiri

Të mërkurën më 15 korrik do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të PD-së. Gazetari i Euronews Albania,…

17 minutes ago

Influencuerja humb jetën pasi ra nga kati i 27-të i një ndërtese në Dubai

Një influencuere ka humbur jetën pasi ra nga kati i 27-të i një ndërtese shumëkatëshe në Dubai. Kauana Bilhar, 27…

20 minutes ago

Albanian man arrested on a beach after stealing a car and valuables from several homes, had entered Greece illegally

Një shtetas shqiptar është kapur nga policia greke pas një serie vjedhjesh. Bëhet fjalë për një 44-vjeçar shqiptar i cili…

26 minutes ago