Gjendet një mjet i djegur në afersi të zonës së krastës në Elbasan.
Në mjetin tip Passat, në sedlijen e pasme është gjetur një trup i shkrumbuar.
None found
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po verifikohet nëse ka njeri brenda makinës.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion
Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë ku është djegur një automjet tip “Volkswagen” në brendësi të së cilës ka qenë një person i pa jetë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.
Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima i cili është shtetasi Armand Mici 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi, i pa dënuar. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Volkswagen Passat me targa AA 273 NU.
Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.
Pas disa orësh marshimi dhe bllokimi të akseve kryesore në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer sërish përpara godinës së…
Një dritë lazeri, e drejtuar nga toka drejt një avioni, mund të kthehet në një rrezik serioz për sigurinë e…
MPB Maqedoni njofton se zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan pesë persona në lidhje me dy vepra penale, të raportuara…
Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka folur rreth zhvillimeve të fundit rreth konsitituimit të Kuvendit të Republikës…
Këshilltari për Sigurinë në Partinë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente në Lurë, duke deklaruar se situata…
Europa League - EgnatiaKlubi i Egnatias ka ndezur entuziasmin në prag të sfidës së radhës në kompeticionet europiane, duke lëshuar…