Të tjera detaje dalin nga ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme në komisariatin nr.3 në Tiranë, ku si pasojë mbeti i vrarë efektivi i policisë Çaush Saliasi.
Mësohet se sherri mes 25-vjeçarit Ludian Zaimi gjithashtu efektiv policie dhe 55-vjeçarit ka nisur për aryse banale të cilat kanë kulmuar rreth orës 21:00, kur edhe u raportua ngjarja.
None found
Ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimit të instruktazhi të patrullës të përgjithshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.
Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media./albeu.com
Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se Kosova po përballet me një bllokadë politike që nga zgjedhjet e 9…
Banorët e Divjakës kanë mbushur sërish rrugët në ditën e 37-të të protestës së pandërprerë kundër projektit të mazhorancës për…
Gazetarja e emisionit “Review”, Matilda Braho, ishte në Ndërfushaz të Mirditës, në vendin ku një atentat i mirëorganizuar i mori…
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën foli Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Himarë, Pervin Gjikuria,…
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur dhe dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë ndaj 35 ish-zyrtarëve dhe…
Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e…