Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku kërkon marrjen në pyetje së Sali Berishës.
Shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.
GJKKO i kërkon Kuvendit të vërë në dijeni deputetin Sali Berisha për vendimin e dhënë nga ana e kësaj gjykate, ai i detyrimit me paraqitje.
Ndaj Sali Berishës është vendosur masa “detyrim paraqitje” lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, por ish-kryeministri nuk ka pranuar të paraqitet në GJKKO pasi sipas tij është në kundërshtim me Kushtetutën.
Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet në burg për të njëjtën çështje.
Masa “detyrim paraqitje” është vendosur edhe për ndërtuesin e kompleksit Fatmir Bektashi./Albeu.com
Kreu i PD-së Sali Berisha në një dalje për mediat, reagoi pas shfaqjes së kryeministrit Edi Rama sot gjatë një…
Më 10 shkurt do të mbahet protesta e radhës e opozitës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i…
Shqipëria, ashtu si pjesa më e madhe e Evropës, po përballet me një valë intensive të virozave stinore, ku tre…
Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka. Mësohet se vendimin për dorëheqjen nga detyra e ka…
Në një dalje për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë ‘Rama’…
Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, në një konferencë për shtyp, u pyet lidhur me imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Gjatë…