Categories: sport

Jose Fonte për duelin Messi-Ronaldo: Argjentinasi ka dhunti hyjnore, por arritjet e Cristiano Ronaldos mbeten të pakrahasueshme

Jose Fonte, ish-mbrojtësi i Kombëtares së Portugalisë, ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me rivalitetin legjendar mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Të lidhura

None found

Për gati dy dekada, pyetja se kush është më i mirë mes Messit dhe Ronaldos ka dominuar diskutimet në futboll.

Lojtarë, trajnerë dhe tifozë anembanë botës janë ndarë në opinione, duke mbrojtur secili zgjedhjen e vet në këtë debat të madh.

Sipas Fontes, edhe pse Messi zotëron një talent të jashtëzakonshëm, madhështia e Cristiano Ronaldos është diçka që nuk mund të përsëritet.

“Nuk ka asnjë dyshim se Messi u prek nga Zoti. Nuk kemi parë kurrë askënd të bëjë gjërat që bën ai”, u shpreh fillimisht Fonte.

“Por madhështia e Cristianos nuk mund të mohohet, sepse ajo që ai ka arritur në botën e futbollit është e pabesueshme dhe ndoshta nuk do të përsëritet kurrë. U rrita me të; pashë sa shumë duhej të punonte për të arritur gjithçka që bënte”.

Portugezi theksoi gjithashtu se, pavarësisht mbështetjes së tij për Ronaldon, ai e vlerëson plotësisht edhe atë që ka realizuar Messi.

“Gjithmonë do të jem një tifoz i Ronaldos, por mund ta vlerësoj plotësisht atë që Messi ka bërë… Kam luajtur kundër tij. Jemi thjesht me fat që jemi dëshmitarë dhe jetojmë në të njëjtën epokë me këta djem”, përfundoi portugezi.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago