Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një reagimi ka shprehur mirënjohjen për të gjithë forcat që u angazhuan në gjetjen e trupave të 3 fëmijëve dhe nënës së tyre Alma Arrazi që u vetëmbytën në lumin Buna disa ditë më parë.
Nga ana tjetër, ministri kërkon që kësaj çështjeje t’i shkohet deri në fund.
None found
‘Fatkeqësisht dyshimet tona për ngjarjen e rëndë dhe shumë të trishtueshme në Shkodër u konfirmuan me gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijëve. Tani duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë së kësaj ngjarje të rëndë. Gjykata e Shkodrës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e bashkëshortit nga Policia e Shtetit, e cila ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune.
Edhe pse kanë bërë detyrën dua t’i falenderoj polumbarët e RENEA dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike për angazhimin e tyre. Sapo kam falenderuar kolegun Danilo Šaranović, Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, për angazhimin efektiv të forcave të tyre policore gjatë kërkimit. Mirënjohje edhe banorëve dhe peshkatarëve të zonës për angazhimin e tyre në këto dy ditë të vështira.’, ka qenë reagimi i Ballës.
Julian AhmatajSkënderbeu më në fund ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Abissnet Superiore [...]Read More...
Rreth 25.000 qytetarë janë regjistruar deri më tani për vaksinim kundër gripit sezonal, tregojnë të dhënat nga sistemi „Termini im“.Imunizimi…
Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Brentfordit me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës Premier,…
Manchester City ka vazhduar formën fantastike në Ligën Premier, duke e mposhtur Ipswich Townin me rezultat 3-2 në kuadër të…
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit…
Klinika universitare e Psikiatrisë në ISHP ka regjistruar rritje të numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë profesionale për shkak…