Categories: showbizshqiperi

“Dua të bëhem tapë, ishalla s’më le shtat*ënë”, aktorja zbulon detaje nga dasma me ish deputetin Mark Frroku (FOTO LAJM)

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti i Kuvendit, Mark Frroku tashmë kanë një datë se kur do ta organizojnë ceremoninë e dasmës së tyre: 1 tetor!

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja e humorit, e cila publikoi sot në llogarinë e saj në Instagram një foto të ftesës së dasmës, e cila ëështë në ngjyrë jeshile.

Të lidhura

None found

“Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku. Me bekimin e fëmijëve tanë: Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara, dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01. 10.21, ora 19:00”, shkruhet ndër të tjera në ftesën e çiftit.

Gjatë një interviste të dhënë më parë, moderatorja hodhi poshtë dyshimet se është shtatzënë për herë të dytë, teksa tha: “Shtatzënë nuk jam. Nuk kemi filluar asnjë punim të kësaj natyre akoma. Por do të ketë pas dasme. Nuk kemi akoma një datë, një vend se ku do të organizohet.

Por kemi shumë dëshirë, duke qenë të dy besimtarë katolikë, të bëjmë një ceremoni të vogël në kishë. Por nuk e dimë akoma, s’kemi vendosur akoma diçka konkrete, se është Covid. Pastaj se ç’rrjedhë do marrë, jemi edhe ne pak në siklet për këtë pjesë”.

E pyetur nëse ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj do të jetë një ndër të ftuarit në dasmën e saj, Rudina tha: “Nuk e kam menduar. Unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve. Unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera.

Them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë. Kemi të bëjmë me Markun, i cili do donte shumë në fakt, pavarësisht se unë nuk jam akoma gati, sepse do doja ceremoninë në kishë dhe pas ceremonisë në kishë, unë dua të bëhem tapë”./albeu.com

të fundit

QMK-ja bashkërendoi evakuimin e sigurt të dy të huajve nga zona e Piribegut

Sot, në orën 08:22, përmes Numrit të Vetëm për Thirrje Emergjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është…

21 minutes ago

“Atdheu mbetet atdhe edhe kur të shkakton dhimbje”/ Auron Tare denoncon braktisjen e themeleve të shtëpisë së Mitrush Kutelit

Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka publikuar pamje nga rrënojat e shtëpisë së shkrimtarit të njohur shqiptar Mitrush Kuteli, duke…

22 minutes ago

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Dinamos, skuadra e Dajës synon të ruajë ritmin e kampionit në “Loro Boriçi

Vllaznia - Dinamo Vllaznia 0 – 0 Dinamo 1’ - Nis sfida në “Loro Boriçi” [...]Read More...

24 minutes ago

Missile hits Riyadh airport; Etihad and flydubai suspend flights, with flydubai cancellations extended through October 14

Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…

27 minutes ago

Rain gradually recedes, here is what the weather will be like on Monday

Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara…

28 minutes ago

Trump announces energy ceasefire between Moscow and Kyiv, Zelensky: I was not aware

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me habi ndaj njoftimit të Donald Trumpit për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe…

28 minutes ago