Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona të cilët shisnin doza të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në kuadër të operacionit policor “Piramida” në pranga ranë shtetasit B. Xh., 30 vjeç, A. M., 34 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.
None found
Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta tre shtetas, të cilëve gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën 310 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan bashkë me 5 celularë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com
MPB Maqedoni njofton se dje 08.07.2026, në orën 20:00, në Pikën Kufitare “Deve Bair”, në dalje nga shteti, zyrtarë policorë…
Në Strasburg është zhvilluar mbledhja e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, ku u diskutuan rekomandimet që lidhen me procesin…
“Maroku ka potencialin të bëhet një fuqi dominuese në futbollin botëror”, kjo është deklarata e guximshme e Neil Ward, i…
Sot, McLaren ka një model krejt të ri: 788HS të ri. Po, vërtet! Herën e fundit që McLaren zbuloi një…
MPB Maqedoni njofton se dje 08.07.2026, në orën 20:00, në Pikën Kufitare “Deve Bair”, në dalje nga shteti, zyrtarë policorë…
Studime të ndryshme kanë eksploruar mënyrën se si përbërësit kimikë të aromës së trupit mund të ndikojnë në perceptimin, humorin…