Categories: shqiperisport

Drama e Eriksen, mesazh solidariteti nga Duka: Të presim në fushë sa më parë

E gjitha bota e futbollit u shokua mbrëmë kur Christian Eriksen u rrëzua në fushë dhe u desh ndërhyrja e mjekëve që të shmangej tragjedia gjatë ndeshjes së Europianit mes Danimarkës dhe Finlandës, që po luhej në Kopenhagen. Për fat të mirë, futbollisti danez ndodhet në spital dhe tashmë gjendja e tij duket e stabilizuar.

Pas kësaj ngjarjeje, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka dërguar homologut të tij danez, Jesper Moller një letër ku i shpreh solidaritetin dhe urimin që futbollisti danez të kthehet sa më parë në jetën normale. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar thekson se të gjithë mendimet tona janë me Eriksen me shpresën që ai të kthehet sa më parë në fushën e lojës.

Të lidhura

None found

“Me tronditje të thellë e përjetova atë moment kritik kur Christian Eriksen bëri që e gjithë bota të mbante frymën nga ankthi dhe në të njëjtën kohë duke na bërë të gjithë bashkë në lutjet tona për ta kthyer gjendjen e tij në normalitet.

Ndihem i emocionuar për forcën e pabesueshme që ai shfaqi për të luftuar për jetën e tij, për t’i rikthyer paqen e brendshme familjes së tij dhe të gjithë tifozëve të përlotur në stadium dhe padyshim për gjithë komunitetin e futbollit. Sot ne qëndrojmë të gjithë të bashkuar dhe të solidarizuar me lojtarin, besimplotë se ditët e bukura janë padyshim përpara.

Përsëri, personalisht dhe në emër të çdo futbolldashësi shqiptar, dua të shpreh inkurajimin tim dhe urimin më të sinqertë që Eriksen të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur në normalitet për të gëzuar jetën dhe familjen e tij. Eriksen, mendimet tona janë me ty dhe të presim në fushën e blertë sa më parë!”, thekson Presidenti Duka në letrën dërguar presidentit të Federatës Daneze të Futbollit, Jesper Moller. /fshf.org

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago