shqiperi

Dosja 184/ Prokuroria kërkon burg për ish-shefin e komisariatit të policisë në Peshkopi dhe ish-zyrtarin vendor

Prokuroria e Dibrës ka dhënë sot pretencën lidhur me dosjen 184  në ngarkim të ish shefit të komisariatit në Peshkopi, Robert Aga si edhe për ish drejtuesin e njësisë administrative Lurë, Hasan Hoti, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vjet burg të konvertuar në 4 vjet shërbim prove për ish-shefin e komisariatit të policisë Peshkopi, Robert Aga. Gjithashtu kërkoi edhe përjashtimin e tij nga mbajtja e posteve publike për 2 vjet.

Të lidhura

None found

Prokurori kërkoi një masë të ngjashme dënimi edhe për Hasan Hotin, ish-drejtues i njësisë administrative Lurë. Kërkesa e prokurorit është që Hoti të dënohet me 2 vjet burg të konvertuar në 3 vjet shërbim prove dhe 2 vjet përjashtim nga mbajtja e detyrave publike. Seanca gjyqësore për dy të pandehurit e akuzuar për tjetërsimin e votave në zgjedhjet e pjesshme në Dibër në vitin 2016 u zhvillua në Gjykatën e Dibrës.

Fillimisht, gjyqtarja Nertila Kape konstatoi mungesën e avokatëve Gentian Rumano dhe Ronald Islami, që duhej të përfaqësonin të pandehurin Robert Aga. Por me kërkesë të Agës, gjykata pranoi që ata të zëvendësoheshin nga avokati Petrit Ismaili, i cili përfaqësonte në gjykim të pandehurin Hasan Hoti. Avokati mbrojtës Petrit Ismaili, kërkoi kohë për të paraqitur konkluzionet e mbrojtjes. Gjykata i dha kohë mbrojtjes dhe caktoi seancën e radhës më 31 janar. Ismaili tha pas seancës se do të kërkonte pafajësi për të pandehurit.

Dosja 184

Dosja 184, me përgjime që implikojnë disa persona, përfshi të pandehurit e mësipërm, në manipulimin dhe blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 në favor të kandidatit të mbështetur nga Partia Socialiste, u zvarrit mes prokurorive të Dibrës, asaj të Krimeve të Rënda dhe SPAK për gati 5 vjet. Ajo u dërgua në gjykatë në fund të vitit 2020 vetëm për 4 të pandehur dhe në 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim.

Dosja më pas u nda në dy pjesë, të pandehurit Drini Gjeci dhe Nuri Meda, kërkuan gjykim të shkurtuar. Ata u dënuan në dhjetor 2022 pas dy viteve zvarritje të procesit. Gjeci u dënua me 8 muaj burg të konvertuar në 120 orë punë publike, ndërsa Meda u dënua me 8 muaj burg të konvertuar në 16 muaj dënim me kusht. Në dosjen e dytë, pretenca e të cilës u lexua këtë të martë, u shqyrtuan akuzat ndaj Robert Agës, ish-komisar i Policisë së Dibrës dhe Hasan Hotit ish-administrator i Lurës./Albeu.com./

të fundit

Makina përplas një 78-vjeçare në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë

Një 78-vjeçare është përplasur nga një automjet në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë. Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:15, ndërsa…

13 seconds ago

Bordi i Transparencës cakton çmimet e karburanteve, nga nafta te benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi është…

47 seconds ago

Nvidia kërkon pasuesin e Jensen Huang pas dorëheqjes, nga kandidatët e brendshëm te emrat e industrisë

Pas dorëheqjes së Jensen Huang, Nvidia përballet me sfidën e gjetjes së një drejtuesi të ri të përhershëm. Në garë…

1 minute ago

BE-ja në Kosovë ngre shqetësime për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me njoftimin për votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e…

4 minutes ago

Ambasada Gjermane mbështet shqetësimet e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar lidhur me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për…

4 minutes ago

Ambasada Amerikane u kërkon shtetasve të saj të shmangin protestat e mundshme në Prishtinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se demonstratat në Prishtinë mund të vazhdojnë gjatë javëve…

15 minutes ago