Kur shohim portretin e Fatjona Lubonjës, të gjithëve na kujtohet videoklipi i Ardit Gjebreas “Makina e memories”.
Mirëpo, duket se pamja e saj nuk ka ndryshuar fare, pasi e ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, ajo kishte mbetur po aq e bukur pavarësisht viteve.
None found
Fatjona u shpreh: “Për shqiptarët unë do të mbetem gjithmonë kjo vajzë. Kur iki në Vlorë më thonë që na ka bërë reklamë të madhe. Kur vij me pushime në Shqipëri më thonë ku të kemi parë dhe unë buzëqesh.
Mua në Shqipëri më njohin për fushën time, por unë nuk kam dal në televizor shpesh. Nuk ka asgjë të keqe që të mbahesh mend për diçka, se fundja shumë njerëz mund të jenë dashuruar me këtë këngë, mund të kenë njohur bashkëshortin e tyre sot”, tha ajo.
Më tej, ajo zbuloi se tashmë është një shkencëtare dhe neurologe në SHBA në New Jersey. Por, në Shqipëri është kthyer së bashku me doktorin Gentian Toshkëzi, për shkak të një studimi mjekësor lidhur me memorien.
“Unë kam ardhur edhe vite më përpara ku kam bërë edhe të folurit në publik. Kam parë që ka pasur shumë interes dhe pa dal në tv, pa bërë PR. Kam parë shumë nëna që kanë pasur nevojë për konsultim dhe bëra një studim.
Raporti që bëra unë mbaroi në 2017, ndërsa ky tani është nga 2017 deri 2022 dhe është rritur evidentimi. Shoh statistikat se ato nuk të vijnë në shtëpi, por shkojnë në shkolla, në klinika”, tha Lubonja, e cila ka luajtur edhe në disa filma kur ishte e re.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar publikoi të dhënat e reja për gjendjen në pikat kufitare të vendit. Në njoftim thuhet…
Mediat shtetërore iraniane kanë publikuar një video të papublikuar më parë të liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, ndërsa mungesa…
Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar…
Xabi Alonso mbeti i kënaqur me paraqitjen e Chelseat, pasi “Blutë” siguruan një fitore bindëse 3-0 ndaj Milanit në një…
Gjendja me ujin në qytetin e Gostivarit gradualisht po stabilizohet, dhe numri i baktereve është ulur ndjeshëm, por megjithatë uji…
Kategoria e ParëKlubi i Sopotit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me portierin nga Bregu i Fildishtë, Bamba Drissa, e ku…