Categories: shqiperi

Diabolika e një gjesti “kalorsiak”

Nga Ermal Mulosmani

Teoria e një qeverisjeje me bazë të gjerë, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku të përfshihen demokratë e socialistë, ka kohë që bluhet në mullirin e nëntokës rilindase të Shqipërisë:

Të lidhura

None found

“Po sikur të bashkëpunojnë PS me PD në të mirë të Shqipërisë? Do realizohen reforma të mëdha, do jemi të njëzëshëm për integrimin, pronat, do të shuajmë tensionet sociale e plot të mira të tjera.”

Ndonjëherë, kjo ide hidhej edhe nëpër studio televizive, nga zëdhënës të maxhorancës, gjithmonë si një zemërgjerësi e Qeverisë dhe e Kryeministrit ndaj Partisë Demokratike. Edhe vetë këta zëdhënës e shihnin gjithmonë si një opsion paszgjedhor këtë mundësi që do të kushtëzohej nga rezultati i atyre zgjedhjeve.

Ajo që ndodhi dy ditë më parë, kur Edi Rama, lideri fuqiplotë i Partisë Socialiste, ftoi publikisht Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të jetësuar thashethemin e dalë nga zyra e tij ishte një veprim diabolik.

Nëse do ishte i sinqertë një ftesë e tillë do të duhej të bëhej vetëm pas fitores së shumicës absolute të Partisë Socialiste. Kur KQZ të shpallte rezultatin zgjedhor me fitues të PS-së +70 mandate, vetëm atëherë Edi Rama mundej të bënte gjestin kalorsiak të ftesës për bashkëqeverisje.

Po pse e bëri atëherë Rama ftesën kur ai akoma nuk i ka fituar zgjedhjet?

Sepse kjo është shashka e fundit për të çorientuar votuesin opozitar!

Ftesa së pari ka për qëllim të provokojë debat në opozitë, të hedhë tension, të mbjellë zhgënjim. Teoritë konspirative do të shpërthejnë, LSI do ta shihte veten si të tradhëtuar nga Lulzim Basha. Elektorati do të bëhej konfuz, një qeveri me Ramën Kryeministër ose edhe në Qeveri, është gjëja e fundit për të cilën do të votonin. Alternativat zgjedhore humbasin kuptimin, mobilizimi i gjithanshëm i votuesve antiregjim do të pësonte një goditje të fortë. Kjo është edhe ajo çka i duhet Kryeministrit më së shumti në këto momente.

Përgjigja e Lulzim Bashës ndaj kësaj përpjekjeje hapur diversioniste ishte e vakët, jo kategorike (pohonte që Rama nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisë sonë por nuk thoshte se ai nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisë së Ramës). Po t’i shtojmë kësaj edhe faktin që zëdhënësi dhe mbrojtësi i teorisë së bashkëpunimit, z. Baton Haxhiu, lajmëroi që përgjigja nga Basha do të vinte brenda emisionit dhe e vërteta është që ashtu ndodhi, dozat e konspiracionit rritet.

Ky provokim ka bërë dëm në kampin e Opozitës.

Lulzim Basha, lideri i Opozitës shqiptare duhet të bëjë një deklaratë të fortë kundërshtuese, të paekuivok. Nëse do që të ruajë mobilizimin maksimal opozitar duhet të deklarojë:

“Nëse numrat e Partisë Demokratike dhe aleatit tonë LSI nuk janë të mjaftueshëm për të formuar Qeverinë e pas 25 Prillit, atëherë Partia Demokratike do të jetë në Opozitë dhe unë do të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të Partisë”.

Një deklaratë e tillë do të ishte një gjest prej lideri mobilizues, unifikues, shpresëdhënës.

Gjesteve kalorsiake, bujare të Edi Ramës u ka kaluar koha. Ai ka dhënë prova që nuk e njeh këtë dimension. Në futboll kur lojtari kundërshtar dëmtohet (vetëdëmtohet) kundërshtari nuk shënon gol edhe nëse e ka mundsinë ta bëjë. Kjo quhet “fair play”, një dimension moral i lojës. Edi Rama – opozitar ishte ai që bëri Reformën Zgjedhore në vitin 2008 në sajë të zemërgjerësisë së Sali Berishës. Në përgjithësi kështu ka ndodhur gjithmonë, Reforma Zgjedhore i ka takuar Opozitës.

Ndërsa Edi Rama, lideri i gjithfuqishëm, hoqi të drejtën e kandidimit me koalicione me lista të ndara siç ishte deri atëherë. A ishte vendimi i duhur? Ndoshta po. Por meqenëse Opozita nuk ishte në Parlament, meqenëse surrogatët ishin nën hyqmin e tij, Kryeministri mund ta bënte ndryshimin me kushtin që të futej në fuqi në zgjedhjet e pas 4 viteve! Kjo mund të quhej fisnike nga ana e tij.

Edi Rama ishte ai që nxori Opozitën nga Parlamenti (dosjet e përgjimeve të vjedhejs së votave) dhe bëri zgjedhjet lokale pa të, bëri ligje me 2/3 siç ia deshi interesi i tij, shpërdoroi paratë publike me një dimension të paparë deri më sot dhe tani, vetëm tani, kur vjen radha për t’u ndeshur i thotë kundërshtarit “A bëhemi bashkë në emër të Shqiërisë”?! Pse nuk e bëre këtë gjë në 2019-ën, pas zgjedhjeve lokale kur ishe në zenit të pushtetit? A ishin atëherë konfliktet sociale më të ndezura se kurrë? Përkundrazi, në mes të tyre zgjodhe të futëshe në një konflikt tjetër: “Të shkarkoje Presidentin e Republikës”!

Hendeku moral që zoti Kryeministër përpiqet të krijojë mes tij dhe të tjerëve nuk ka asnjë besueshmëri. Ai të paktën nuk përfaqëson të mirën. Arroganca qeverisëse 8 vjeçare nuk mund të zhbëhet me një ftesë provokative 10 ditë para verdiktit popullor. Ajo në fakt nuk mund të bëhet as pas zgjedhjeve, edhe nëse Edi Rama merr shumicën. Ai tren ka ikur në 2019-ën. Futja e Opozitës në sqetullën rilindase do të ishte edhe vdekja elektorale e Partisë Demokratike. Do të lindin opozita të tjera por Lulzim Basha nuk është zgjedhur për të rilindur Opozitën. Është zgjedhur për të rrëzuar Rilindjen e Edi Ramës. /Express

të fundit

Qeveria ndan 203 milionë lekë nga buxheti i vitit 2026 për të mbështetur financiarisht komunitetet fetare! Ja sa ka përfituar secili

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për përcaktimin e masës së financimit nga buxheti i vitit…

27 minutes ago

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, ja nga kush zëvendësohet

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrea Shllaku është liruar ditën e sotme nga detyra. Në këtë detyrë është emëruar Pranvera Skana. Ky…

38 minutes ago

Zbuloni kush u zgjodh lideri i fundit për këtë sezon të 5 të “Big Brother VIP”, ja çfarë avantazhi do ketë…

Ditën e sotme është zgjedhur lideri i fundit i këtij sezoni të pestë të “Big Brother VIP”. Banorët kanë votuar…

1 hour ago

Ambasada amerikane: Grupet e lidhura me Iranin mund të godasin në Shqipëri! Kujdes në zona turistike, qendra tregtare, hotele e lokale

Mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundeshme të grupeve të lidhura me regjimin e Teheranit. “Grupet e…

1 hour ago

Pamje APOKALIPTIKE në Greqi! Kreta mbulohet nga pluhuri afrikan, qielli bëhet i kuq

Qyteti i Heraklion, në ishullin e Kretë, po përballet me një situatë të pazakontë dhe alarmante, pasi është mbuluar nga…

2 hours ago

Nisin pëlqimet e para në Ferma VIP/ Akili shpreh hapur ndjenjat: Ajo është e para që dua të shoh kur zgjohem, sa e mirë

Debatet dhe polemikat kanë nisur herët në Ferma VIP 3, por krahas tyre, në fermë kanë filluar të shfaqen edhe…

2 hours ago