Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar pas pamjeve që u publikuan në rrjetet sociale ku shfaqej duke dhunuar nënën e tij.
Gjithashtu është bërë me dije se shtetasi G.K, ishte nën masën e arrestit në shtëpi për të njëjtën akuzë, por tani është arrestuar duke iu rënduar vepra penale.
None found
Njoftimi:
Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se: Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.
LushnjaKlubi i Lushnjes ka nisur projektin për sezonin e ri dhe “guri” i parë që është “lëvizur” përkon me trajnerin…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Liga e Shteteve Arabe në Kajro,…
Demokratët Europianë kanë reaguar për protestën qytetare që zhvillohet prej më shumë se dy muajsh në Tiranë, duke shprehur mbështetjen…
Moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave. Nga e enjtja, gjatë…
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit të partisë, Elmi Aziri, kanë takuar sot në…
Jack Grealish mund ta vazhdojë karrierën në La Liga, pasi Atletico Madridi po shqyrton mundësinë e transferimit të anësorit të…