Detaje rrëqethëse janë zbuluar nga krimi i dyfishtë që tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm.
Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve u vra me armë zjarri nga kunati i saj (vëllai i burrit) Roland Sinani.
Ky i fundit pas ngjarjes së rëndë ka vrarë veten.
Mësohet se 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në dhomën e gjumit kur është vrarë dhe ka pasur pranë njërin nga fëmijët, ndërsa fëmija tjetër ka qenë me gjyshërit.
Burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.
Në banesë kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas informacioneve paraprake.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie, ndërsa është vendosur edhe perimetri i sigurisë.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/
Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure…
Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka marrë disa vendime, ndër to…
Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes një instastory shprehet se fëmijët…
Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak çastesh në Tiranë. Magnituda e këtij tërmeti ka qenë 3.1 ballë. Nuk ka raportime…
Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në Kosovë ka bërë të ditur se në pasditen e së premtes është mbyllur pika…
Dhimbje e thellë në shkollën ku studionte 14-vjeçari Eraldo Xhejo, i cili humbi jetën dje pas një goditjeje me thikë…