Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë kriminale në Sarandë, e cila fatmirësisht është parandaluar.
Katër persona u arrestuan pasi kishin planifikuar rrëmbimin e 49-vjeçarit banues në lagjen Nr.3 në Sarandë, lindur në Lushnje.
Bëhet fjalë për të arrestuarit Juljan Brinja, 29 vjec, me precedentë penalë. Vëllai tij Sandri Brinja, 27 vjec, Gjergji Prenga 30 vjec të tre me banim në Borsh. Personi i katërt është shtetasi grek Angelos Tsimperis, 21 vjec, lindur ne Athinë dhe banues në Borsh.
Sakaq, raportohet se motivi pse donin ta rrëmbenin 50-vjeçarin, është një çështje borxhi.
“Në kuadër të operacionit policor “Sundimi i Ligjit”, ditën e djeshme, në rrugën “Skënderbeu”, në lagjen nr.1, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas adiministrimit të informacionit, kanë ndërhyrë menjëherë duke ndaluar automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin A. T. dhe pasagjerë shtetasit J. B. dhe S. B. (vëllezër) dhe Gj. P.
Gjatë kontrollit në automjet, në vendin e pasagjerit ku qëndronte shtetasi J. B., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit J. B., 28 vjeç, S. B., 27 vjeç, A. T., 20 vjeç dhe Gj. P., 29 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Këta shtetas dyshohet se në kërcënimin e armës do të rrëmbenin një shtetas 49 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi me heret policia.
/albeu.com
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se siguria evropiane është në zemër të miqësisë së thellë Britani e Madhe-Kosovë.…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vranisht–Vlorë, ku një këmbësore ka humbur jetën pasi…
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski informoi se po bëhen ndryshime në pesë ligje në mënyrë që të mundësohet…
Deklarata e ministres së qeverisë së Serbisë se, po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte “spastruar…
Penalltia e fituar nga Spanja në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Francës ka shkaktuar diskutime, por sipas analistit të…
Shqipëria mbajti sot ditën e 45-të të protestave qytetare, ndërsa organizatorët kanë bërë të qartë se revolta nuk do të…