shqiperi

DETAJE/ Shpërthimi me tritol, 40-vjeçari e kishte marrë lokalin me qira, dëmtohen edhe dy biznese të tjera

Një sasi lënde plasëse shpërtheu rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, 28 nëntor, në ambientet e jashtme të një lokali.

Mësohet se lokali ndodhet në pronësi të 40-vjeçarit Armand Xhaferraj. Lënda plasëse është vënë në derën e jashtme dhe ka shkaktuar dëme edhe në dy biznese ngjitur, në një parkueri dhe në një biznes me pjesë këmbimi për automjete.

“Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi Armand Xhaferraj, 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Mësohet se Xhaferraj e kishte marrë me qira ambientin. Dyshohet se lënda plasëse është vendosur për 40-vjeçarin pas një sherri për tokën përballë lokalit, tokë e cila shërben si parking në pallatin 10-katësh që u shkrumbua nga flakët pranë ish-parkut të autobusëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve./albeu.com

të fundit

Amedspor pranë transferimit të Lumbardh Dellovës, aktivizohet klauzola prej 950 mijë eurosh

Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, është shumë pranë largimit nga CSKA Sofia dhe transferimit te skuadra turke Amedspor.Sipas raportimeve, klubi…

52 seconds ago

AMP reagon për videon e punonjësve në Sarandë: Pezullohen përkohësisht dhe nis procedimi disiplinor

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën pretendohet se…

3 minutes ago

Progni ironizon reagimin e shtetit: U merakosën për “reviews” në Google, mendova se kishin arrestuar Ballukun, Agasin apo Karçanajn

Ditën e sotme, në ditën e 40-të të qëndresës qytetare përpara Kryeministrisë, eksperti i IT-së dhe aktivisti Genti Progni ka…

4 minutes ago

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut mbahet nesër në ora 18:00

Takimi mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të zhvillohet nesër në orën 18:00.…

5 minutes ago

Pas qëndrimeve të PDK-së dhe LDK-së, analisti shpjegon çfarë mund të sjellë takimi me Kurtin

Udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim…

6 minutes ago

Protesta e 40-të kundër qeverisë vijon në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt rrugëve kryesore dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

TIRANË – Protestuesit vijojnë marshimin në akset kryesore të kryeqytetit, duke vijuar tubimin e tyre në ditën e 40-të të…

6 minutes ago