Categories: kosovë

Pas qëndrimeve të PDK-së dhe LDK-së, analisti shpjegon çfarë mund të sjellë takimi me Kurtin

Ftesa për takim e dërguar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të përpjekjeve për të diskutuar zhbllokimin e situatës politike dhe funksionalizimin e institucioneve, ka marrë përgjigje pozitive nga udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Të lidhura

None found

Në anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga dy partitë më të mëdha opozitare, duke e refuzuar ftesën dhe duke mos pranuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti.

Ky takim pritet të ofrojë një hapësirë për dialog mes forcave politike, në një periudhë kur vendi vijon të përballet me ngërç institucional dhe me nevojën për një zgjidhje që do të mundësonte funksionalizimin e institucioneve.

Në një prononcim për “Bota sot”, analisti Agim Rexhepi e cilësoi ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, drejtuar liderëve të partive opozitare, si një hap të përgjegjshëm dhe shtetëror. Sipas tij, në momente sfiduese në planin politik, dialogu mbetet rruga e duhur, ndërsa refuzimi i tij nuk është në interes të qytetarëve.

Ai vlerësoi gjithashtu se edhe opozita mban përgjegjësi për të ndihmuar në funksionalizimin e institucioneve, teksa shprehu pritjen që këto takime të sjellin një klimë më konstruktive në skenën politike.

“Unë besoj se iniciativa e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për t’i ftuar në takim liderët e partive opozitare është një veprim i përgjegjshëm, shtetëror dhe në përputhje me frymën demokratike. Kur vendi përballet me sfida të rëndësishme politike dhe institucionale, detyra e liderit të forcës së parë politike është të krijojë hapësirë për dialog dhe jo për përplasje.

Kryeministri Kurti e ka bërë pikërisht këtë. Ai ua ka zgjatur dorën partive opozitare, duke treguar se interesi i Republikës së Kosovës është mbi interesat e ngushta partiake. Tani topi është në fushën e opozitës. Përkundrazi, pjesëmarrja në takim është shenjë e respektit për institucionet dhe për vullnetin e qytetarëve.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve dhe ka marrë mbështetjen më të madhe qytetare. Ky besim e obligon të ndërmarrë iniciativa për funksionalizimin e institucioneve, por njëkohësisht edhe partitë e tjera kanë përgjegjësi që të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve dhe të mos mbajnë vendin peng të kalkulimeve politike.

Pres që këto takime të krijojnë një klimë më konstruktive. Ndoshta nuk do të kemi marrëveshje të menjëhershme, por vetë fakti që palët ulen për të biseduar është një hap përpara. Demokracia nuk funksionon me bojkote të përhershme, por me dialog, argumente dhe përgjegjësi institucionale”, tha ai.

Rexhepi nënvizoi se Kosovës i nevojiten stabilitet politik, institucione funksionale dhe vijimësi e reformave, duke shtuar se qytetarët presin rezultate dhe jo përplasje politike.

Ai tha më tej se, pas përgjigjes pozitive të opozitës ndaj ftesës së Kurtit, ekziston mundësia të gjendet një zgjidhje institucionale në përputhje me Kushtetutën, ndërsa në fund fitues duhet të jenë shteti dhe qytetarët e Kosovës.

“Kosova sot ka nevojë për stabilitet politik, institucione funksionale dhe vazhdim të reformave që kanë forcuar shtetin, kanë luftuar korrupsionin, kanë rritur transparencën dhe kanë përmirësuar pozitën ndërkombëtare të vendit. Këto arritje nuk duhet të zbehen nga përplasjet politike.

Qytetarët nuk presin deklarata të pafundme, por presin rezultate. Ata presin që politika të sillet me maturi dhe përgjegjësi. Për këtë arsye, ftesa e kryeministrit Kurti është një mundësi që të gjitha partitë të dëshmojnë se interesi shtetëror është mbi interesin partiak

Pasi opozita iu përgjigjet pozitivisht kësaj ftese dhe hyn në proces me vullnet të sinqertë, besoj se ekziston mundësia për të gjetur një rrugëdalje institucionale në përputhje me Kushtetutën dhe me vullnetin e qytetarëve. Në fund të fundit, fituesi më i madh duhet të jetë Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, e jo interesat e ngushta politike”, përfundoi ai.

të fundit

The 131st protest against the government takes place in Tirana

Ka nisur sot më 8 tetor protesta e 131 kundër qeverisë. Kjo protestë nis, ndërsa protestuesit janë në rrugët e…

6 minutes ago

McGrath after meeting with Rama: Albania belongs in the EU, reform momentum must continue

Komisioneri europian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Konsumatorët, Michael McGrath, deklaron se Shqipëria është një nga vendet pararendëse…

6 minutes ago

Garment industry in deep crisis: 25,000 jobs lost and 150 factories closed

Fasoneria shqiptare po përballet me vështirësi të thelluara. Nga rreth 65 mijë punonjës që kishte dikur industria e manifakturës, sot…

7 minutes ago

Petrova: Bulgaria maintains the same demands for North Macedonia’s European path

"Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë, por kushtet për përparimin e saj mbeten të pandryshuara nga viti 2022", tha ministrja…

8 minutes ago

Në Tiranë zhvillohet protesta e 131-të kundër qeverisë

Ka nisur sot më 8 tetor protesta e 131 kundër qeverisë. Kjo protestë nis, ndërsa protestuesit janë në rrugët e…

8 minutes ago

No new cases of West Nile fever in the past week; death toll remains at ten

Javën e kaluar, nga 30 shtatori deri më 6 tetor, në Maqedoni nuk u raportuan raste të reja me ethet…

8 minutes ago