shqiperi

Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë

LEZHE- Deputetët e opozitës italiane  ishin sot në Shqipëri në një vizitë blitz për të parë nga afër zonën ku do të ngrihen 2 qendrat e emigrantëve të cilat ishin paraparë të hapeshin të hënën, më 20 maj.

“A e kuptoni se çfarë po bën? Ju po shkelni të drejtat e njeriut, po shpenzoni një shumë të madhe parash publike dhe mbi të gjitha nuk jeni në gjendje as të mbani atë që keni thënë” thotë Matteo Mauri, deputeti i Partisë Demokratike italiane kryeministrit Giorgia Meloni dhe ministrave të Brendshëm, Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në një video të publikuar në La Repubblica.

Të lidhura

None found

Vizita është zhvilluar mëngjesin e sotëm, (22 maj 2024)/ Matteo Mauri së bashku me kolegët Simona Bonafè, Enzo Amendola dhe Matteo Orfini ishin në Gjadër ku po ngrihet njëra nga qendrat e emigrantëve të parashikuara nga marrëveshja e firmosur mes kryeministrit Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në video shfaqen disa buldozerë, dy kamionë. Inxhinierët ushtarakë nuk kanë përfunduar ende gërmimet. Një punë e cila është shumë e ndërlikuar për shkak të terrenit ndërkohë nuk kane nisur kanalizimet deri tek energjia elektrike, shkruan La Repubblica.

Sipas kalendarit të shpallur nga qeveria Meloni, qendrat duhet të ishin inauguruar të hënën më 20 maj, por dorëzimi i punimeve është planifikuar në fund të vjeshtës, kur dhe priten te hapen qendrat.

‘Sot është 22 mars. Dy ditë më parë këtu duhej të ishin tashmë në funksion qendra e kërkuar nga Meloni’ thotë deputeti i PD-se italiane, Mauri në video. Ndërkohë prefektura e Romës ka firmosur kontratë me kompaninë Medihospes për menaxhimin e shërbimeve.

Opozita italiane ka ngritur shumë pikëpyetje mbi rrezikun e shkeljes së normave dhe konventave ndërkombëtare, si dhe me vetë dobinë e kësaj marrëveshjeje.

“Përpjekja e Melonit për të pasur një reklamë elektorale për emigrantët për zgjedhjet evropiane dështoi keq. Jemi përballë më shumë se 70 mijë metra katrorë dhe nuk ka asgjë. Punimet mezi kanë nisur, pavarësisht njoftimeve të Qeverisë që kishte caktuar datën e hapjes së qendrës më 20 maj 2024”, deklarojnë deputetët e PD-së italiane

“E vetmja gjë që lëviz janë shpenzimet. Tani nga 653 milionë euro që ishte parashikuar në fillim kanë shkuar në mbi 800 milionë. E shpenzimet do të vijojnë të rriten siç kemi deklaruar në nënshkrimin e marrëveshjes. Është e qartë se jemi përballë një përpjekjeje qesharake për të paguar një reklamë elektorale për zgjedhjet evropiane.  Veprim i zakonshëm i një qeverie që përpiqet të fshehë dështimet e saj të dukshme me propagandë. I kërkojmë kryeministrit Meloni të heqë dorë nga ky projekt dhe të zhvendosë të ardhurat drejt fuqizimit të burimeve që do t’i akordohen sistemit kombëtar shëndetësor” thonë deputetët e PD-së.

të fundit

Përveç ndryshimeve për kartonët, UEFA sjell një rregull të ri në garat evropiane

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) prezantoi dy ndryshime të rëndësishme në rregulloret e saj përpara fillimit të sezonit të ri.…

6 minutes ago

Sot dita e 67 e protestës/ Qytetarët nuk dorëzohen, mblidhen sërish para kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

Qytetarët do të mblidhen edhe sot në Sheshin Skënderbej, duke shënuar ditën e 67 të protestës qytetare, e cila prej…

10 minutes ago

Aksident tragjik në aksin Korçë-Maliq, humb jetën një 27-vjeçar, plagosen tre persona të tjerë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin nacional Korçë-Maliq, në afërsi të…

29 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, zbuloni qytetet ku termometri do të shënojë 41 gradë, njihuni

Ditën e sotme vendi ynë, parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.…

38 minutes ago

Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme, 5 Gusht 2026

Dashi Ata qe janë ne një lidhje do tregohen realiste dhe gjithçka do ju ece si duhet. Emocionet gjithashtu do…

41 minutes ago

After Pristina, Katy Perry and Justin Trudeau Spotted Vacationing in Kotor

Ylli i muzikës amerikane Katy Perry dhe partneri i saj, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, udhëtuan për në Kotor pas Saint-Tropez.…

7 hours ago