Një denoncim i bërë në mënyrë anonime përfshin ish-drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës, Ina Bello, si dhe biznesmenin Ergys Agasi.
Denoncuesi pretendon se, gjatë kohës që Bello ishte në krye të institucionit, biznese të ndryshme iu nënshtruan kontrolleve dhe u ndëshkuan me gjoba, edhe pse sipas tij nuk kishin shkelje apo detyrime tatimore të papaguara.
None found
Sipas materialit, kontrollet nuk janë zhvilluar në mënyrë të njëjtë për të gjithë, ndërsa bizneset që denoncuesi i lidh me opozitën dyshohet se janë penalizuar më shpesh përmes masave administrative.
Emri i Ergys Agasit përmendet gjithashtu në denoncim, ku pretendohet se ai dhe Ina Bello kanë pasur bashkëpunim. Megjithatë, këto deklarime nuk shoqërohen me dokumente, komunikime apo prova të tjera konkrete.
Denoncimi i referohet edhe largimit të Bellos nga posti drejtues në Tatimet e Durrësit. Sipas raportimeve të 30 janarit 2026, ajo nuk u largua me dorëheqje, por u shkarkua për performancë të dobët dhe më pas u transferua në detyrën e inspektores tatimore në Tiranë.
Pas saj, drejtimin e institucionit e mori Agron Nuredinaj.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka hapur thirrje publike për punësimin e ndërmjetësve arsimorë romë për të mbështetur arsimimin…
16 vite pas miratimit të Ligjit fillestar për mbrojtjen nga duhani, ndryshimet dhe plotësimet e reja të ligjit duhet të…
Dhjetë persona janë arrestuar pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti në Mylor Harbour, në Cornwall të Britanisë së Madhe,…
Manchester City mund të përballet me një sanksion të rëndë si pasojë e çështjes së gjatë që lidhet me shkeljet…
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një fabrikë fishekzjarrësh në rajonin Yaroslavl…
Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit, ka bërë të ditur për RTK se janë identifikuar mbetjet mortore të…