Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave të Milo Gjukanoviçit dhe Vjosa Osmanit në lidhje me deklaratat e tyre për Ballkanin e Hapur.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, vizitoi sot Kosovën ku u prit nga Presidentja Vjosa Osmani. Në konferencën për media pas takimit, u fol edhe për nismën “Ballkani i Hapur” ku të dy liderët thanë se janë kundër kësaj nisme dhe se Procesi i Berlinit është iniciativa e vetme që i duhet Ballkanit Perëndimor.
None found
“Jemi shumë të vetëdijshëm për mundësinë e bashkëpunimit rajonal ekonomik. Ky orientim parimor nuk do të thotë se i kemi sytë mbyllur. Por, ne mendojmë se në këtë temë kemi një iniciativë të mirë të Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë është komplementare në rrugën drejt integrimit evropian”, tha Gjukanoviç
Rama reagoi sot nëpërmes një statusi në Twitter duke thënë se Ballkani i Hapur e përshpejton Procesin e Berlinit.
“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, ka shkruar ai.
Deklaratave të këtyre liderëve u parapriu një koment i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviqit, i cili tha se do t’i bashkoheshin kësaj nisme nëse do i bashkoheshin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje…
Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, është arrestuar nga policia pas një konflikti fizik me ish-banorin…
Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The…
Deri sot në orën 07:30, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësira të hapura,…
Carlos Tevez do të zhvillojë ndeshjen e tij zyrtare të lamtumirës në stadiumin La Bombonera në dhjetor dhe tashmë ka…
Në Bernë u mbajtën konsultimet politike ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Departamentit…